
Deputetja Orjola Pampuri ka kujtuar sot miratimin e Kushtetutës së Kosovës.
Sipas saj, një pjesë e mirë e kësaj kushtetute rrjedh nga plani i ish Presidentit Martti Ahtisaarit
“Sot 17 vite nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës! Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 Prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, si akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve të vendit. Një pjesë e mirë e kësaj kushtetute rrjedh nga plani i ish Presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike çdo grupi minoritar dhe një mjedis më të sigurt çdo qytetari të Kosovës. Urime 17 vjetorin e Kushtetutës Kosovë”, shkruan Pampuri.
Lini një Përgjigje