TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2025, 13:38

Qeveria heq vizat turistike me 5 vende të Azisë, lista e shteteve

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria heq vizat turistike me 5 vende të Azisë, lista e shteteve

Qeveria shqiptare heq vizat për arsye turistike me 5 vende aziatike, Lindja e Mesme dhe e Largët, deri më 31 dhjetor.

Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë.

Në vendim theksohet se vizat hiqen për arsye turistike, sezoni që nis në maj dhe deri në 31 dhjetor si afati i fundit, për vende si: 

1. Arabi Saudite
2. Katari
3. Omani
4. Tajlanda
5. Indonezia

 

Lini një Përgjigje