TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2025, 12:55

Vokshi në Asamblenë e KiE: Demokracia në rrezik, Rama po kontrollon internetin

Shkruar nga Pamfleti

Vokshi në Asamblenë e KiE: Demokracia në rrezik, Rama po

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka bërë thirrje nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, që Shqipëria të monitorohet prag zgjedhjeve të 11 majit. Ajo thekson s demokracia ndodhet në rrezik.

Vokshi denoncoi në Strasburg edhe aplikacionin “Aktivisti”, të përdorur nga Partia Socialiste, që sipas saj përdoret për propagandë dhe manipulimin e sjelljes së votuesve. Ajo shtoi se kontrolli i internetit përmes pajisjeve speciale disa javë para zgjedhjeve, përbën një veprim autokratik që minon të drejtat themelore në vendin tonë.

Fjala e plotë e Vokshit në Asamblenë parlamentare të KiE-së:

E nderuar Drejtuese e Seancës,

Dua të përgëzoj znj. Kalina-Lukasevica për punën dhe rezolutën e saj. Ajo ngre çështjen e disa kërcënimeve që shpesh janë të padukshme, por që sot nuk janë më abstrakte. Dezinformimi, ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi algoritmik e dixhital, gjithnjë e më shumë po synojnë sistemet zgjedhore—sidomos në demokracitë e brishta si ato të Ballkanit Perëndimor. Demokracia është nën sulm—nga jashtë dhe nga brenda.

Ajo që z. Mullen përmendi më parë, lidhur me financimin nga fondacioni Soros, është e vërtetë edhe për Shqipërinë. Ky fondacion ka qenë i përfshirë në hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe çdo reforme tjetër të rëndësishme. Këto procese kërkojnë transparencë dhe analizë Urgjente, pasi në vend që të përmirësojnë demokracinë, ato e kanë përkeqësuar atë. Sot shqiptarët nuk marrin drejtësi – një çështje në gjykatë zgjat 15-20 vite. Sipas raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë as të lira dhe as të ndershme. Rekomandimet nuk janë zbatuar.

Kemi qenë dëshmitarë, të keqpërdorimit të aplikacioneve si “Aktivisti”, i përdorur nga Partia Socialiste në pushtet në çdo palë zgjedhje – për propagandë, manipulim të sjelljes së votuesve, intimidim të nëpunësve civilë dhe heshtje të kundërshtarëve politikë.

Situata bëhet akoma më alarmante kur mbështet bashkë me korrupsionin endemik, përkeqësimin e sundimit të ligjit dhe centralizimin e pushtetit.

Nevojitet një plan që shtrihet përtej kufijve të BE-së, për të mbrojtur vendet kandidate si Shqipëria, Moldavia, Gjeorgjia etj. E ky plan të furnizojë në planin e integruar evropian.

Duke kërkuar përgjegjshmëri nga platformat si TikTok, Meta dhe X, ne duhet të mbrojmë lirinë e fjalës, një e drejtë themelore. Vendime si ai i ndalimit të TikTok nga Kryeministri i Shqipërisë, dhe kontrolli i internetit përmes pajisjeve speciale disa javë para zgjedhjeve, janë veprime autokratike dhe minojnë të drejtat themelore.

Mesazhi ynë duhet të jetë i qartë:

Demokracia fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Faleminderit.

Lini një Përgjigje