TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2025, 11:40

Monitorimi i zgjedhjeve të 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR troket në dyert e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Monitorimi i zgjedhjeve të 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR troket
OSBE në SPAK

OSBE-ODIHR dhe SPAK do të bashkojnë forcat për monitorimin e zgjedhjeve të 11 Majit për strategjikë dhe goditjen e krimeve zgjedhore. SPAK ka paraqitur strategjinë e hetimeve në kohë reale për problemet që lidhen me shit-bleren e votës, përdorimin e burimeve shtetërore si dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka trokitur paraditen e kësaj të mërkure në SPAK.

Më 2 Prill, kur drejtuesi i misionit OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier mbajti një konferencë për mediat, u pyet edhe për për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve.

Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.

“Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” tha Zannier, duke theksuar se misioni do të ndjekë metodologjinë e tij standarde të vëzhgimit.

Do të jenë 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 26 afatgjatë që do të angazhohen në monitorimin e zgjedhjeve në 12 qarqet e vendit.

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, Lamberto Zannier, tha gjatë konferencës për mediat se monitorimi do të përfshijë disa aspekte, si: kuadri ligjor, mbulimi mediatik, pina e administratës dhe deri te monitorimi i rrjeteve sociale.

“Do të monitorojmë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve, si kuadri ligjor, zbatimi i fushatës edhe në rrjetet sociale, puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, mosmarrëveshjet dhe mbulimi mediatik në përgjithësi. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të shtetit, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe faktorit ndërkombëtar”, u shpreh Zannier.

Për sa i përket mënyrës së financimit të partive politike Zannier deklaroi se kjo do të jetë pjesë e vëzhgimit dhe se metodologjia e ODIHR e përfshin këtë.

“Kjo është me rëndësi kur në flasim për një demokraci të shëndetshme.” theksoi Zannier i cili tregoi se si do të monitorohet vota e Diasporës.

“Votimi nga jashtë nuk ka një standard ndërkombëtar. Secili vend vendos specifikat e veta.  Ne do të shikojmë përmes dy ekipeve, në aeroport kur vinë votat, si menaxhohen e si do të numërohen më pas e raportohet në KQZ.  Kjo për tu siguruar se do të ketë transparencë. Po, ne do të tregojmë kujdes edhe për këtë aspekt. Jemi të përkushtuar për ta ndjekur këtë proces”, theksoi ai.

OSBE/ODIHR do ta publikojë raportin e parë vetëm një ditë pas zgjedhjeve, i cili do të jetë raport paraprak me gjetjet kryesore, ndërsa disa javë më pas pritet të publikohet edhe raporti i plotë.

“Një ditë pas zgjedhjeve do kemi gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit që do prezantohen ditën pas zgjedhjeve dhe në fund një vlerësimin tërësi i të gjithë procesit të zgjedhjeve që do bëhet me raportin përfundimtar”, tha ai.

Ndërsa strategjia e publikuar nga Prokuroria e Posaçme tregon synimin për të hetuar në kohë reale problemet që lidhen me shit-bleren e votës, përdorimin e burimeve shtetërore si dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin zgjedhor./ Pamfleti

 

monitorimi i zgjedhjeve të 11 majit osbe-odihr troket në dyert e spak

Lini një Përgjigje