TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2025, 12:42

Berisha shpërthen kundër drejtësisë, lajmëron rikthimin e ‘sheikut’ Gjoni dhe Adriatik Llallës: U shkarkuan për hakmarrje

Shkruar nga Pamfleti
Berisha shpërthen kundër drejtësisë, lajmëron rikthimin
Sali Berisha

Berisha paralajmëroi rikthimin e të gjithë ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që sipas tij u përballën me narkoshtetin dhe në shenjë hakmarrjeje u shkarkuan me Vetting.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme vuri në shënjestër Vettingun dhe Reformën në Drejtësi, duke paralajmëruar zhbërjen dhe rikthimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar apo larguar, që e quajti një hakmarrje të narkoshtetit pasi ata u përballën me krimin dhe korrupsionin qeveritar.

Berisha lajmëroi edhe rikthimin e të gjithë oficerëve të Policisë së Shtetit të shkarkuar apo larguar që nga viti 2013 në mënyrë të padrejtë apo që kanë vendime gjykate të fituara, pasi ranë pre e hakmarrjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Madje tha se do arrestoheshin të gjithë ata që ishin përfshirë në lidhje me krimin, deri edhe ministrat, duke shtuar se kanë ardhur 1 mln materiale me biseda telefonike me krimit dhe pushtetit.

“Dosjet me 1 mln faqe përgjime e materiale të lidhjes së krimit me politikën dhe pushtetin do bëhen publike, ku flasin në telefon, do zbardhen të gjitha bisedat telefonike. Të rikthehet ligji dhe shpresa. Do i përzëmë nga administrata dhe zyrat ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, si dhe të korruptuarit. Është luftë për ekzistencën e Shqipërisë dhe jo për karrigen e dikujt, luftë për ekzistencën e kombit. Rama kërkon mandat të katërt pasi nga vendi janë larguar aq shumë sa edhe në pushtimin serb në Kosovë nuk ka ndodhur. Reformë tërësore. Të gjithë ata që u larguan në mënyrë të padrejtë do rikthehen, ju u ndëshkuat se u përballet me krimin. Ju u larguat kur një delinkuent si Saimir Tahiri i hapte rrugën krimit dhe trafiqeve personale, familjare, sepse ju kishit kapur babanë e tij në një aktivitet të paligjshëm. Ju largoi në vitin 2013 një njeri i lidhur me krimin si ai, e drejta juaj do rivendoset dhe jini krenarë”, tha Berisha mes të tjerash, duke sulmuar ish-ministrin socialist.

Më tej ai kaloi edhe te reforma në drejtësi, teksa së fundmi është parë në fushatë në Itali në krah të ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe të dënuar me 2 vjet burg, Adriatik Llalla, duke përfshirë në listat e kandidatëve të PD-së në Lezhë e Durrës ish-gjyqtarin ‘sheik’ Gjin Gjoni dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja. Berisha paralajmëroi rikthimin e të gjithë ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që sipas tij u përballën me narkoshtetin dhe në shenjë hakmarrjeje u shkarkuan me Vetting.

“Gjykatësit dhe prokurorët dhe prokurorët që u larguan në mënyrë të padrejtë nga vettingu me gjueti shtrigash, u larguan se u përballën me krimin dhe bandat e qeverisë socialiste, janë jashtë institucioneve si hakmarrje për ta, të gjitha këto marrin fund. Besoj plotësisht te ju. Kam denoncuar në Këshillin e Europës, vij prej andej, torturat në burgjet shqiptare.

Transformim rrënjësor në fushën e rendit dhe sigurisë, me besim të plotë se do jetë një nga reformat më të suksesshme. Kontejnerët me euro shkatërrojnë çdo konkurrencë këtu, ndaj nuk vijnë investitorët, madje edhe kur kërkojnë në Google u del se është vend i pasigurtë, e sugjeronte që mos shko. Di i arrestojmë duke nisur nga ministrat që janë të lidhur dhe mbrojnë krimin. Kryeministri ka sjellë krimin dhe me paratë e tyre ndërton kullat në Tiranë. Do i gjejmë dhe do i marrim kudo që janë, në Dubai apo deri në Aruba”, tha Berisha.

berisha shpërthen kundër drejtësisë lajmëron rikthimin e ‘sheikut’ gjoni dhe adriatik llallës

Lini një Përgjigje