TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2025, 16:37

Kokalari: Berisha harxhon 750 mijë dollarë për LaCivita, Rama ngjit me ‘Bufin’ që ia gjen Zaho

Shkruar nga Pamfleti

Kokalari: Berisha harxhon 750 mijë dollarë për LaCivita, Rama

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, vijon të thumbojë me postimet në rrjetet sociale qoftë Sali Berishën ashtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Kokalari e konsideron si një analogji të shkëlqyer ‘Bufin’ epitetin që Rama ia vendosi Berishës.

“Harxhon tjetri treçerek million dollarë për 'arkitektin e fitores' së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës...dhe godet aq ashpër sa dhe 'arkitekti' imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç'bëj stigmën therrëse që sjell bufi i moçalit”, shkruan Kokalari.

Postimi i Evi Kokalarit

Bufi ishte analogji e shkëlqyer. Bufi ngjiti.

Harxhon tjetri treçerek milion dollarë për 'arkitektin e fitores' së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës...dhe godet aq ashpër sa dhe 'arkitekti' imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç'bëj stigmën therrëse që sjell bufi i moçalit.

Kulmi i kësaj tragjedie në fakt, është fakti që bufi ngjiti nga goja e Ramës - një tjetër krijesë e po të njëjtit moçal.

Interesant ky proces vetpastrimi. Luftë për moçalin është në fakt.

Veç përpara Shqipëria madhështore!! Veç përpara!

Lini një Përgjigje