
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk harron të falenderojë homologun e saj kryeministrin Edi Rama sa herë që flet publikisht lidhur me paktin e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.
Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral, Meloni tha se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj Italisë.
“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, u shpreh Meloni.
Marrëveshja mes dy vendeve parashikon që emigrantët nga Afrika që shkojnë në Itali do të kthehen dhe do të qëndrojnë në kampet në Shqipëri, derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.
Po ashtu, kujtojmë se marrëveshja për emigrantët mes Ramës dhe Melonit është kundërshtuar ashpër nga opozita në të dy vendet, por edhe nga elementë të Bashkimit Europian.
Ndërkohë punimet për kampin e refugjatëve në Gjadër kanë nisur që prej muajit mars. Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigranteve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, ku do të priten rreth 36 mijë persona në vit.
Rruga nga Kakarriqi drejt Gjadrit do të shtrohet, ndërkohë që po punohet dhe brenda kampit ku do të stresohen dhe refugjatët.
Zbarkimi i tyre do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.
I gjithë perimetri i ushtrisë do të rrethohet nga një mur i lartë afro 7 metra qe do të shërbejë për të rritur sigurinë pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatit Gjadër dhe Kakarriq.
Lini një Përgjigje