TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2024, 14:40

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Meta: Ilir Proda kukull, në krye është Rama

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Meta: Ilir Proda kukull, në

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media është shprehur se burgosja e Ervin Salianjit jo vetëm që nuk do të ndalojë denoncimet, por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë.

“Qëndrimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitës ose të jetë e telekomanduar. Burgosja politike e deputetit Salianji, që ka qenë ë krye të denoncimeve të forta kundër kësaj regjimi, jo vetëm që nuk, do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve. Këtu problemi nuk janë disa karrige por vendi që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar, flakët e një korrupsioni skizofrenik”, tha Meta.

I pyetur në lidhje me emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Meta tha se në krye të policisë është kryeministri Edi Rama.

“Në krye të policisë së shtetit është Edi Rama, përgjegjësi kryesor për inkriminim. Nuk ka rëndësi ndërrimi i ministrave dhe drejtuesve, pasi kjo qeveri instrumentin e parë që politizoi ishte policia e shtetit përmes së cilës kanalizoi vendin dhe intimidoi votuesit”, u shpreh Meta.

Lini një Përgjigje