
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg për dosjen Babale.
Gjekmarkaj e konsideroi Salianjin një aset të Partisë Demokratike dhe një debutues të fortë. Më tej, deputeti demokrat tha se Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe sipas tij kjo e fundit e ka detyrë të shenjtë këtë betejë, bëhet për të gjithë.
"Ka qenë një aset i PD, një debutues i fortë, një nga kuajt e racës në politikë, jam i bindur që burgjet janë të përkohshëm dhe kthehen në bumerang për të burgosurit, Ramiz Alia nuk donte pluralizmin në 1990 dënoheshin ata të diktatorit. Ishte ajo që iu imponua, kundër Kushtetutës, kemi një kushtetutë demokratike. Rama i ka shpall luftë opozitës e kemi detyrë të shenjtë këtë betejë, bëhet për të gjithë, të gjithë janë të kërcënuara nëse nuk triumfon ideja e drejtësisë", tha Gjekmarkaj në “Shqipëria Live”.
Lini një Përgjigje