TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2024, 08:57

"Salianji do të ngelë në burg", Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS për deputetin

Shkruar nga Pamfleti
"Salianji do të ngelë në burg", Sula zbulon
Dash Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka komentuar aksionin opozitar dhe protestën e që do të organizohet në 7 Tetor.

Protesa e opozitës është thirrje të vazhdueshme e Partisë Demokratike në shenjë të mosbindje civile, që pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji.

Ky i  fundit u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”.

Në fjalën e tij, Sula u shpreh se kohët e fundit ka marrë një kërcënim nga një eksponent i Partisë Socialiste, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i cili i ka thënë deputetit demokrat se së shpejti do të bëj një tjetër kallëzim ndaj Salianjit, me qëllim që ai të qëndrojë edhe më shumë në burg.

“Unë nuk jam nga ata që kam frikë. Unë kam një gjë të re që nuk do ta them emrin absolutisht, është një eksponent i PS-së që më ka thënë mua, sepse i kam të gjitha të dokumentuara që më thotë: Ai do rrijë prapë në burg sepse do e denoncoj edhe unë tani. Nuk ka rëndësi se kush. Kur e thotë eksponenti i PS-së që ai do rrijë në burg akoma, dmth këta të garanci të të dënojnë. Kjo është diferenca,” –tha Sula.

dash sula

Lini një Përgjigje