TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2024, 11:36

Si ministrat Ervin Hoxha e Petrit Malaj emëruan shokët e tyre: njëri drejtor policie, tjetri drejtor tatimesh

Shkruar nga Pamfleti

Si ministrat Ervin Hoxha e Petrit Malaj emëruan shokët e tyre:

Lidhja e dy ministrave, me dy drejtorët Ilir Proda e Ilir Binaj dhe pranimi i tyre nga kryeministri Edi Rama, krijon bindje se drejtori i policisë dhe i tatimeve, nuk do luftojnë krimin, trafiqet, kontrabandën, pastrimin e parave e evazionin fiskal, por do t’i lejojnë e fshehin ato...

Në kongresin e PS më 28 korrik 2024, kryeministri Edi Rama e mbylli fjalimin “programatik”, me deklaratën për emërimin e disa ministrave të rinj, mes tyre, Ervin Hoxha ministër i Brendshëm dhe Petrit Malaj ministër i Financave.

Mediat e Bablokut, i trumbetuan këto ndryshime, si “rifreskim e pastrim të kabinetit qeveritar me teknicienë të aftë e të ndershëm”, por faktikisht, ministrat Ervin Hoxha e Petrit Malaj, janë emërime të rekomanduara e dakordësuara mes Bablokut dhe  rrjetit oligarkik e kriminal.

Ata lobuan te Babloku, për emërimin e dy ministrave “robotë të programuar” Ervin Hoxha e Petrit Malaj, sepse veprimtaria e grupeve oligarkike e kriminale, ka si mbikëqyrës e goditës, shërbimet e policisë, anti- krimit, anti- drogës, anti- trafikut, anti- kontrabandës, tatimet, pastrimin e parave, kontrollin e bilanceve, taksave, rimbursimin e TVSH-së, deklarimin e pagave, sigurimeve dhe evazionin fiskal.

Këto shërbime varen nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave, prandaj nisi krijimi i ekipeve me persona të besuar e të bindur, që do t’u sigurojnë terren aktiviteti të qetë e të paprekshëm grupeve oligarkike e kriminale, sidomos në prag të zgjedhjeve 2025, ku ata do jenë sponsorë e grumbullues votash për pushtetin.

Ministrat Ervin Hoxha e Petrit Malaj, me bekimin e Bablokut, filluan krijimin e këtyre ekipeve, duke emëruar dy drejtorë kryesorë: Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj.

Të dy u emëruan në të njëjtën ditë nga kryeministri Edi Rama, me përzgjedhje e propozim të dy ministrave Ervin Hoxha e Petrit Malaj, sipas modelit: ministrat po i binden Bablokut, drejtorët do t’i binden ministrave.

Por sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, rezulton se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, prej 15 vitesh është mik konfidencial i Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, të dy përfitues në shumë qoka e pazare që kanë bërë me fuqinë e detyrave si drejtues në komisariate, Interpol-Tirana, IKMT, anti- krimi, anti- droga, policia rrugore, mbrojtja e dëshmitarëve, hetimi tatimor e pastrimi i parave.

Dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj e Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, rezultojnë miq e bashkëpunëtorë të ngushtë në biznese auditimi e konsulence financiare, me kompanitë e tyre “BDO International Sh.p.k” e “TPA Horwath Albania Sh.p.k”; por dhe prindërit e tyre Limoz Malaj e Agim Binaj, kanë punuar bashkë në Ministrinë e Financave.

Lidhja e dy ministrave, me dy drejtorët Ilir Proda e Ilir Binaj dhe pranimi i emërimi i tyre nga kryeministri Edi Rama, krijon bindje se drejtori i policisë dhe i tatimeve, nuk do luftojnë krimin, trafiqet, kontrabandën, pastrimin e parave e evazionin fiskal, por do t’i lejojnë e fshehin ato, sidomos tani e deri në zgjedhjet e vitit 2025./Pamfleti

ilir proda ilir binaj ervin hoxhaj petrit malaj

Lini një Përgjigje