TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2025, 21:42

“Do reformojmë drejtësinë”, Flamur Noka zbulon planin e PD për SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Do reformojmë drejtësinë”, Flamur Noka zbulon planin

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se pas 11 majit drejtësia do të reformohet.

I ftuar në emisionin "Off the Record" në ‘A2 CNN’, ai theksoi se çdo cent i vjedhur nga paratë publike do t’u kthehet qytetarëve.

“Shqiptarët do të kenë pas zgjedhjeve të 11 majit drejtësinë që meritojnë. Do të kenë atë drejtësi që flet në emër të ligjit dhe vetëm në emër të ligjit.

E para, do t’iu sekuestrohet çdo cent pasuri e vjedhur publike të gjithë kusarëve të pushtetit, që nga përgjegjësit e sektorit, drejtorët e çdo niveli, deri te kryeministri. Ata do të kalojnë në një sitë të imët dhe të detajuar sepse janë majmur si derra duke vjedhur pasurinë e shqiptarëve.

E dyta, unë përmenda një buxhet 60 miliardë euro. Ne, qeveria e Berishës, ka dyfishuar rrogat, ka trefishuar subvencionet. Do t’u sekuestrohet kusarëve çdo cent. Këtu vetëm vidhet, këtu nuk punohet”, u shpreh Noka.

Lini një Përgjigje