TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2025, 18:54

“Bëni çmos të shpëtoni nga kthetrat e bufit të kënetës”, Rama: Në 11 maj, Berisha merr Noc Rrokun

Shkruar nga Pamfleti

“Bëni çmos të shpëtoni nga kthetrat e bufit të

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Duke iu referuar të kaluarës, Rama tha se dikur Bathorja barazohej me kënetën, por sot Kamza është shembulli i qartë i fuqisë së votës dhe zgjedhjes për të ecur drejt së ardhmes.

Ai u shpreh se duhet të bëjnë çmos që të shpëtojnë nga kthetrat e bufit të kënetës, duke iu referuar kreut të PD-së, Sali Berisha. Rama ka ironizuar duke thënë se më 11 Maj, Beriasha do të marrë Noc Rrokun.

“Na e ka sjellë fati sot në dorë, që ne të mund të vendosim për historinë më 11 maj si shqiptarë dhe shqiptare. Kur Gjergj Kastrioti, profeti i historisë kombëtare, i vuri gjoksin perëndimit, ai bëri zgjedhjen profetike për të gjithë ne që të shikojmë nga rilindasit. Nuk kishte BE atëherë, as kur u ndamë nga perandoria. Ne populli nuk e patëm mundësinë të zgjedhim, derisa ra komunizmi. U bëmë i vetmi popull që na doli nga shpirti që e duam Shqipërinë si Europa.

Shikoni sa shumë u vonuam, njësoj si në Kamëz, sa shumë u vonuam nëpër kanale dhe llumë. Pash bufin e kënetës, kishte ardhur diku në shesh në rrugë, e thoshte do të ju marrim paratë qytetarëve dhe do jua japim qytetarëve se kemi eksperiencë, është e vërtetë ka eksperiencë. E provuan duke shkuar pas bufit, ço paratë tek Sudja për të marrë para dhe pastaj morën Noc Rrokun. Në mënyrën më të dhimbshme. Për bufin dhe kënetën e tij, në 11 maj do të ketë Noc rrokun”, u shpreh Rama.

 

 

Lini një Përgjigje