TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2025, 18:34

“PD nuk është më alternativë për shqiptarët”, Rama paralajmëron opozitën nga Kamza: Do marrin humbjen më të madhe që nga ’97

Shkruar nga Pamfleti

“PD nuk është më alternativë për

Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz deklaroi se Partia Demokratike prej kohësh nuk është alternativë për shqiptarët.

Ai shtoi më tej se më 11 Maj, PD-ja do të pësojë humbjen më të madhe që nga viti 1997 dhe se kjo humbje do t’iu vijë nga demokratët të cilët do i braktisin.

Në 11 maj është koha e duhur dhe vendi i duhur dhe ka vetëm një forcë që bashkon votat, jo për mua as për qeverinë dhe as për një shumicë aritmetike por për një gjë shumë më të madhe, për të bërë një shumicë që të garantojë që nuk merren dot peng negociatat as nga një buf, zhapik apo insekt. Për tu dhënë një mesazh vendeve të BE që po ndjekin zgjedhjet dhe fushatën tonë, janë 90 për qind e shqiptarëve që duan të futen në BE.

Atyre që rrijnë te këneta, çfarë kërkoni atje. Si mund të rrini atje, duke ndenjur atje i ktheni kurrizin historisë që do shkruhet në 11 maj, nuk krijoni kushtet që të rilindë partia juaj ndërkohë që ka shumë kohë që nuk është më alternativë e shqiptarëve. Është vetëm një mbetej që vijon në inerci, nëse nuk merr një ndëshkim nga ata që e mbështesin vetëm do humbin. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97, do të dalin të shpartalluar, por ajo që meritojnë është që shpartallim t’ju vijë edhe nga demokratët”, tha Rama.

Lini një Përgjigje