
Partia Demokratike ka njoftuar se nesër në datën 20 prill në orën 08:30, kryetari i saj Sali Berisha do të paraqitet në dyert e SPAK-ut.
Në një mesazh të shpërndarë brenda strukturave të PD në Tiranë, u bëhet thirrje degëve të partisë që të mobilizohen dhe të jenë të pranishëm në mbështetje të liderit të tyre.
Kjo nuk është hera e parë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mobilizuar mbështetësit për të qenë të pranishëm dhe protestuar para SPAK.
“Të dashur miq. Nesër ditën e Hënë në orën 8:30 Kryetari i PD Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP-it. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty”, thuhet në mesazhin e brendshëm.
Kjo është një nga herët e pakta ku orari i paraqitjes ka ndryshuar, ndaj kërkohet angazhim i shtuar i mbështetësve që nga mëngjesi. Pavarësisht se e hëna është ditë pushimi zyrtar, kreu i PD Sali Berisha do duhet të paraqitët në SPAK në orën 9. Kjo pasi i duhet te respektojë masën “detyrim paraqitje” të vendosur nga togat e zeza.
Sali Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohet si i përfshirë në dosjen “Partizani”. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi "detyrim paraqitje" dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha.
Lini një Përgjigje