TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2025, 18:24

“Pasaporta europiane, si djegësi i Tiranës”, Berisha për premtimet e Ramës: E ktheu fushatën në parodi për të fshehur vjedhjet!

Shkruar nga Pamfleti

“Pasaporta europiane, si djegësi i Tiranës”, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar retorikën e Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, duke e krahasuar premtimin për pasaportën europiane me djegësin e Tiranës.

Duke iu referuar deklaratës së Ramës “Më jepni votën t’ju jap pasaportën europiane”, Berisha tha se kryeministri ka festuar dy herë çeljen e negociatave.

Berisha tha nga Elbasani se Rama po e shndërron fushatën në një “parodi me kënetë, zhapinj dhe hardhuca”, vetëm për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe aferat korruptive të qeverisë.

“Pastrimi i shtëpisë është pritoritet madhor. Do të bëjmë gjithçka të gjejmë paratë djhe tua kthejmë qytetarëve. Pasaporta europiane si djegësi i Tiranës.

Do ta transformojë në parodi fushatën me kënetë zhapinj e hardhuca. Ka qëllim vetëm të heqë vëmendjet nga dështimet, mashtrimet dhe vjedhjet. Kam bindjen se çdo nënë e grua. Çdo prind familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm e vjedhje të papërmbajtura, mashtrime të paskrupullta. Ju bëj thirrje më këtë program të trokisni në çdo derë.

Fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo gjej një klime dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon që me programin të shkojmë tek çdo banor e i njohur”, tha ai.

Lini një Përgjigje