
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Teksa iu bën thirrje për të votuar Partisë Socialiste, ai shprehet me bindje se nuk duhet të kenë dyshim se kë parti duhet të zgjedhin më 11 Maj.
Rama pyet gratë duke iu thënë se “do të zgjidhni Shqipërinë në BE, apo të shkoni në gropë me bufin dhe kënetën”.
“Kjo është një zgjedhje për historinë, na ka sjellë fati në dorë që të vendosim për historinë në 11 maj. Profeti i historisë sonë, i vuri gjoksin perëndimit dhe bëri zgjedhjen për ne që të shohim andej nga rilindasit thonë që dielli lind aty ku perëndon, në Europë. Ne populli, nuk e patëm kurrë mundësinë të bënim zgjedhjen tonë deri në rënien e regjimit të komunizmit. Sa shumë u vonuam nëpër kanale edhe llumë, duke u rendur pas Berihajit.
Bufi i kënetës thoshte në Kamëz që do u marrim paratë dhe do ua japim prapë qytetarëve sepse ne kemi eksperiencë. Është e vërtetë, duke shkuar pas bufit duke i dhënë para Sudes, morën asgjë. Është e trishtë që në 11 maji vendoset në dyshim të zgjidhet interesi i një populli të tërë apo hallit të bufit. Do zgjedhim Shqipërinë në BE, apo do zgjedhim të shkojnë në gropë me bufin dhe kënetën. E paimagjinueshme si ka ende dyshime dhe sesi ka fushatë”, tha kryeministri.
Lini një Përgjigje