TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 16:27

“Do mbështes SPAK-un sa të kem jetën", Dashnor Sula reagon sërish: Nuk hesht për renditjen absurde

Shkruar nga Pamfleti

“Do mbështes SPAK-un sa të kem jetën", Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula njoftoi sot se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit.

Më herët, në një postim në Facebook Sula u shpreh se lista është bërë në mënyrë absurde. Demokrati tha se edhe pse doli i pari në Primare, është njoftuar se nuk do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit pasi ai është “SPAK-ist”.

Në një intervistë për “TCH”, Sula tha se ishte më i votuari në Elbasan dhe refuzon të pranojë që në listën e kandidatëve të jetë i disati në renditje.

“Është e qartë tani që këtu është meraku më i madh për 12 Majin, jo për 11 Majin, që do të thotë se do të duhet të jetë një bunker i caktuar me një numër të caktuar njerëzish, deputetë, të cilët do të duhet të heshtin.

A qëndron që unë, i pari i qarkut të Elbasanit dhe të futet para meje një person që është i katërti apo i pesti, apo që është i fundit fare në listën e kandidatëve për deputetë”, tha Sula.

Deputeti i PD deklaroi se do të mbështesë SPAK-un sa të ketë jetë.

“Për shkak edhe të backgound-it tim të mëparshëm, edhe si ish-prokuror, që kam pasur koleg Altin Dumanin, Behar Dibrën, Ols Dadon dhe shumë prokurorë të tjerë, por edhe për shkak të qëndrimeve të mia pro Reformës në Drejtësi, për shkak të qëndrimeve pro SPAK-ut apo GJKKO-së…. Berisha, a i përmend ish-kolegët e tij mjekë? Edhe unë, sa të kem jetë ish-kolegët e mi dhe SPAK-un, do t’i mbështes plotësisht”, u shpreh demokrati Sula.

Lini një Përgjigje