TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 16:00

Zien partia e Metës/ PL sulmon Esmeralda Demirajn pasi i braktisi në zgjedhje, "thumba" edhe Miranda Rira

Shkruar nga Pamfleti
Zien partia e Metës/ PL sulmon Esmeralda Demirajn pasi i braktisi në
Esmeralda Demiraj dhe Ilir Meta

Partia e Lirisë nuk gjen qetësi. Ilir Meta futi 4 besnikët e tij në listë të sigurt dhe kjo ka sjellë pakënaqësi.

Zëdhënësja e Presidentit te Partisë se Lirisë, Jesmira Memelli ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim në PL Esmeralda Demiraj, se ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe funksionet që mban në PL.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Memelli thotë se Demiraj asnjëherë nuk ka qenë e zgjedhur Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, “por e komanduar në këtë detyrë me kërkesën dhe insistimin e vazhdueshëm të saj”.

Askush nuk mund t’i vendosë kushte Partisë së Lirisë, sidomos në këtë situatë të jashtëzakonshme, që nëse nuk është kandidat/e për deputet/e largohem nga partia.

Partia e Lirisë ka garantuar përfaqësim të sigurt dhe dinjitoz gjinor, në mënyrën më të drejtë, sipas Statutit të saj, 50% – 50% dhe do të përfaqësohet në mënyrë shumë dinjitoze në Qarkun e Fierit, me një kandidaturë autoktone, Znj. Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme dhe Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.

Shprehim besimin se Qarku i Fierit, ndaj të cilit kemi shumë detyrime, do të mbështesë masivisht Znj. Brundila Haxhiu, si dhe një kandidaturë nga lista e hapur, propozuar nga Partia e Lirisë”, thuhet në reagim.

Ndërkohë ka ardhur dhe një reagim nga Miranda Rira, e cila u la jashtë gjithashtu. Kjo e fundit i thur lavde Metës dhe godet ata që ikin.

Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre.  Po, mund të kem mendim ndryshe, diskutime dhe debate por qëndrimi im ndaj tyre bazohet në parimin e mirënjohjes, qëndrueshmërisë dhe sakrificës,  no matter ëhat!  Këto përmblidhen në atë që quhet karakter dhe kjo qëndron për çdo marrëdhënie njerëzore që unë ndërtoj. Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë”, shkruan ajo duke “thumbuar” ata që po largohen.

Lini një Përgjigje