TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 14:37

Ervin Demo jep dorëheqjen, Kryetari i Bashkisë së Beratit kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Demo jep dorëheqjen, Kryetari i Bashkisë së Beratit

Bashkia e Beratit do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Bashkisë të Ervin Demos. Ai do të jetë në listën e kandidatëve të PS për deputet.

Pas dorëheqjes së Demos, Qeveria ka njoftuar sot KQZ për vakancën në Bashkinë e Beratit.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen dje 11 mars nga posti i tij, duke dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Këshillin Bashkiak.

"Lënda: Njoftim mbi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Berat z.Ervin Demo. Këshilli i Ministrave Tiranë. Në institucionin e Prefektit të Qarkut Berat është administruar shkresa me nr. 1446/1prot, datë 11.03.2025 e Këshillit të Bashkisë Berat me lëndë "Njofim mbi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Berat".

Në zbatim të ligjit nr.139/2015"Për VetëQeverisjen Vendore" neni 61"Përfundimi para kohe i mandatit të Kryetarit të Bashkisë" pika 1,gërma d,pika 2,3 bashkëlidhur po ju përcjellim dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë të z.Ervin Demo. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin. Prefekti i qarkut Valbona Zylyftari", thuhet në njoftim.

Mësohet se tre zyrtarët lokalë do të jenë në listat e PS për zgjedhjet e 11 majit. Demo do të udhëheqë listën e Beratit si drejtues politik, ndërsa Tërmet Peçi pas 14 vitesh si kryetar i Bashkisë do të garojë në listë të hapur në Gjirokastër.

Agron Malaj do të kërkojë një mandat deputeti në Dibër. Lista zyrtare e PS do të diskutohet të mërkurën në orën 18:00 në kryesinë e PS.

 

ervin demo doreheqje

Lini një Përgjigje