TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 15:52

Listat për deputetë, Kokalari mesazh Berishës: Po sakrifikon më të votuarit, ata që si voton njeri po i fut në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Listat për deputetë, Kokalari mesazh Berishës: Po sakrifikon

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka thumbuar përmes një postimi në rrjetet sociale kreun democrat Sali Berisha lidhur me kandidatët që po përfshin në listat e sigurta për deputetë dhe ata që po i sakrifikon.

Kokalari shkruan se më të votuarit në primare, ata që kanë shanse më të larta për të fituar zgjedhjet po sakrifikohen dhe në listat e mbyllura po futen ata që nuk i voton askush.

“Nëse disa nuk u votuan as në primare, kjo do të thotë që as soji i vet, pra demokrati nuk i do. Pse mendoni që shqiptarët do i duan në Parlament?

Nga ana tjetër, ata më të votuarit që i duan më shumë, fare mirë do sakrifikohen në zgjedhje që sërish mendoj nuk do jenë të pastra dhe do humbin gjithsesi.

Pra, populli, demokrati dhe votuesi i ndershëm digjet dy herë në procesion super 'demokratik' të Berishës”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Evi Kokalari

Mentaliteti i PD-së është që këta që ishin më të votuarit në primare, kane shanse më të larta për të fituar zgjedhjet, kështu që po i sakrifikojnë ata në zgjedhje (që fare mirë mund të jenë të manipuluara nga maxhoranca), dhe në listë të mbyllur do fusim ata që e pamë se nuk i voton njeri.

Nëse disa nuk u votuan as në primare, kjo do te thotë që as soji i vet, pra demokrati nuk i do. Pse mendoni që shqiptarët do i duan në Parlament?

Nga ana tjetër, ata më të votuarit që i duan më shumë, fare mirë do sakrifikohen në zgjedhje që sërish mendoj nuk do jenë të pastra dhe do humbin gjithsesi.

Pra, populli, demokrati dhe votuesi i ndershëm digjet dy herë në procesion super 'demokratik' të Berishës.

Personalisht luftën me Berishën dhe tufën që mbarte nga prapa do ta vazhdojë, por demokratët seriozë ta kuptojne që kam tre vjet që bëj luftë të mbroj të drejtat e tyre në atë parti, dhe kam bërë një luftë shumë më të fortë se ata vetë.

Ama faktin që ata janë kaq pasiv ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe padrejtësi që iu bëhet, nuk ia fal, dhe as votuesi nuk duhet t'ua u falë, sepse jeni të paafte (me dashje apo jo) të ruani integritetin e votës së atyre që ju kanë vlerësuar.

Lini një Përgjigje