TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 15:41

Rama “furtunë” te Financat para zgjedhjeve, ndryshime në nivel zv/ministrash

Shkruar nga Pamfleti

Rama “furtunë” te Financat para zgjedhjeve, ndryshime në

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në nivel zv/ministrash pak para zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra Adela Xhemali. Në vend të saj është emëruar Erjona Bejleri.

Vendimet e qeverisë

V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M  PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lini një Përgjigje