Vasil Sterjovsi i Aleancës së Maqedonasve që u largua nga koalicioni i Berishës, ditën e sotme ka arritur dakordësinë me Partinë Socialiste për të qenë në listën e Korçës.
Partia AMIE ka dorëzuar pranë KQZ letrën për njoftimin e tërheqjes nga koalicioni "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore".
Kryetari i kësaj force politike ka deklaraur se negociatat me Berishën dështuan pasi partia e tij nuk mori asnjë vend në listat e hapura.
Emri i koalicionit të opozitës është “Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. PD do të jetë partia udhëheqëse e këtij koalicioni që do të jetë nën logon e PD-së. Sali Berisha në emër të koalicionit do të paraqesë listën shumëemërore të kandidatëve.
Veç aleatëve të tij të përhershëm si Ilir Meta, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi, (aletati i tij edhe i 2021) krah Berishës janë renditur dhe parti të cilat në zgjedhje marrin shumë pak vota.
Pjesë e koalicionit është Kujtim Gjuzi me partinë e tij PKKA, Kostaq Papa me partinë e tij Partia Emigracioni Shqiptar, i cili u fut në Kuvend në maj të 2019-ës, pas djegies së mandatëve nga PD, duke zëvendësur ish-kryeministrin Berisha. Papa u bë meme pasi në kuvend në 2020 deklaroi se kur kishte qenë i ri me kaçurrela e lekë, vajzat që rrinin me të kishin pirë më shumë ëhisky sesa ujë por dhe me CV e tij ku shkruante se ka pasur aktivitet “Në Institucionet Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare”
Edhe Sazan Guri me Partia Aleanca Europiane Ekologji i është bashkuar Berishës në këto zgjedhje. Në koalicion me Berishën janë dhe Gjet Ndoj i cili drejton Partia Aleanca Arbnore Kombëtare dhe në zgjedhjet e 2013 ishte në koalicion me PS-në, ee më pas u emërua në postin e drejtorit të arkivave, si dhe Selami Jenishehri, ish aleati i Lulzim Bashës.
Lini një Përgjigje