Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me Asambletë e PS në Kavajë dhe Vorë.
Nga Kavaja ku kryeministri Rama ironizoi opozitën dhe koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi ndihmën e kavajasve që më 11 maj t’i çojnë siç tha ai- “Noc Rrokun madhështor”.
“Ngaqë me kanë dëgjuar mua që thosha Noc Rroku, Noc Rroku, mi bëjnë ca profile false aty dhe më shkruajnë Noc Rrokun do marrësh. Në 11 maj ne duhet ti prezantojmë atyre një Noc Rrok madhështor. Duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre ti çojmë Noc Rrokun, por një Noc Rrok aq madhështor sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun”, tha Rama.
Në takim, Rama foli për çështjen-prioritet për të dhe PS-në, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian, Republika e Shqipërisë do të jetë te pasaporta. Nuk do ketë më radhë kur të hyjmë në vendet e tjera. Nuk do ketë më, do hyjmë njësoj me francezë, gjermanë e holandezë, njësoj të barabartë. Si mund të lihet kjo tani, me tifozllëk?! Kujtimi është më i miri, më simpatiku më madhështori. Por përveç mustaqeve nuk ka gjë tjetër, ata tjerët s’kanë as mustaqe. Në 60 e pak ditë, duhet me marr çdo votë për Partinë Socialiste! Bëni maksimumin në këto 60 ditë!“, ishte apeli i kreut të qeverisë.
Lini një Përgjigje