TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 10:06

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berishës i ikën një aleat 

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore,

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian njofton tërheq nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Berisha shpalli kolaicion me 25 parti të tjera disa ditë më parë.

"Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore"

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski", thuhet në letrën e dërguar në KQZ. 

Lini një Përgjigje