TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2025, 22:11

Sondazhi, Lapaj më lart se Berisha/ Shkullaku: Po mendimi negativ për Metën pse po rritet?

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi, Lapaj më lart se Berisha/ Shkullaku: Po mendimi negativ për

Analisti Armand Shkullaku komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve 2 muaj para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, në një realitet si ky që jetojmë shifrat lëvizin shumë pak po mos të jenë makinacione dhe ndërhyrje të jashtme nga ana e partisë në pushtet.

“Te mendimi pozitiv i vetmi që ka rritje me 1% është Berisha në 1 muaj. Të gjithë kanë rënie te mendimi negativ, përveç Berishës që ka një rritje 2 për qind.

Po Ilir Meta çfarë ka bërë që i është rritur negativiteti, as ka folur as ka dalë nga burgu, as ka takuar njeri, çfarë ka bërë që i është rritur negativiteti?

Në një situatë si kjo që jetojmë ne, sondazhet kanë një vlerë për një lloj orientimi. Te sondazhi del Alibeaj më mirë se Basha, që nuk ka bërë asgjë.

Në 2021 thoshin si mund të krahasohet Rama me Bashën, por nëse nuk do ishte ndryshuar ligji, po të kishin votuar emigrantët dhe po të kishin hyrë në listë zgjedhore Basha do ishte para.

Tani na del Lapaj para Berishës, jemi të gjithë viktimë e një propagande. Pas zgjedhjeve shifrat lëvizin shumë pak po mos të jenë makinacionet si Bajrat apo Suel Çela”, tha Shkullaku.

Lini një Përgjigje