TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2025, 21:38

Rama e ka në lista, mesazhi i Mark Nikës: Ke gabuar për Agron Malajn, ishte komandant i ‘grupit të zjarrit’ më 21 janar

Shkruar nga Pamfleti

Rama e ka në lista, mesazhi i Mark Nikës: Ke gabuar për Agron

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, përmes një mesazhi e konsideron si të gabuar vendimin e PS-së për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 11 majit, Agron Malajn, kryebashkiakun e Matit.

Mark Nika ka dërguar një mesazh në “Real Story” ku i kërkon gazetarit Sokol Balla të pyesë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, nëse Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.

“Kam një mesazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”, u shpreh gazetari Balla, duke lexuar mesazhin.

Duke iu përgjigjur xhaxhait të Aleks Nikës, Klosi tha se PS ka kërkuar që SPAK të zbardhë krimin shtetërore të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues të pafajshëm, para godinës së kryeministrisë.

“Agron Malaj është kryetari i Bashkisë së Matit, i votuar dy herë nga populli i asaj krahine, ka kërkuar kandidimin dhe ka dhënë dorëheqjen , nesër do marrë vendimin kryesia  është një nga ata djemtë që ka qenë në 21 janar, për të cilët ai ka dhënë dëshmitë e tij, ka qene një ndër më të akuzuarit e Sali Berishës në 21 janar, për t’ia hedhur fajin. Të gjithë ne që ishim në 21 janar, së bashku me të ndjerin dhe familjarët e të ndjerit, ishim  të akuzuar.  Ka një histori që ka dëshmuar, në organet e drejtësisë, Unë e kuptoj edhe familjarët dhe shqetësimin e tyre.  Është një nga kërkesat tona zbardhja e 21 janarit. Tani me sa duket, SPAK ,mbase edhe me provat e reja që ka marrë po bën dhe një vlerësim të fundëm”, tha ai.

Lini një Përgjigje