
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme shtyrjen e seancës për ditën e nesërme në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij, gjykimi për Veliajn po ashtu edhe për të tjerëve duhet bëhen me dyer të hapura për publikun dhe mediat.
“Shtyrja është normale sepse ka marrë shumë orë shqyrtimi i çështjes. Për çështjen e Veliajt, Metës apo edhe të tjera edhe atë të Berishës do doja që procesi të ishte me dyer të hapura. Duhet që të ishte çdo gjë me dyer të hapura dhe interesi i popullit është për të parë pse zyrtarët e lartë janë në bankën e të akuzuarve. Gjyqtari është profesionist dhe është magjistrat dhe ka qenë nga më të mirët. E njoh për disa parime sociale. Nëse merr vendimin për ta lënë në burg e ka konsideruar se ka prova të mjaftueshme për ta lënë edhe nëse e ndryshon ai do të ketë shqyrtuar dhe rrethanat e reja që mund të jenë krijuar", tha ai.
Lini një Përgjigje