
Një zjarr i madh ka rënë sot në fushën e grumbullimit të plehrave në inceneratorin e Elbasanit. Edhe pse ato janë mbledhur për incenerim, nuk dihet si nisi zjarri, duke sjellë një ndotje të madhe.
Lidhur me të ka reaguar ish-kryeministri Berisha.
Berisha me tone ironizuese shprehet se më në fund Edi Rama e vuri në punë inceneratorin e Elbasanit, pra duke i djegur plehrat në natyrë.
“Edi Rama vë në përdorim inceneratorin e Elbasanit! Bravo! Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro!”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje