TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Gusht 2023, 10:18

Sheiku Edi Rama: Prognoza e frikshme e përbindëshit “Fondi Sovran” i naftës

Shkruar nga Gjergj Zefi
Sheiku Edi Rama: Prognoza e frikshme e përbindëshit “Fondi
Edi Rama dhe Belinda Ballu në Shpirag

A rrezikon Shqipëria të kthehet një sheik-shtet, ku ndoshta nuk do të ketë çallma, por sipas të gjitha gjasave, meqë arabët kanë marrë edhe portin e Durrësit, saraçenët me xhybet e tyre do t’i kemi banorët më të shumtë të Durrësit e bregdetit shqiptar.

Duket se ndryshimi më i ri i qeverisë nga Edi Rama, dhe ai më i rëndësishmi do të jetë krijimi i fondit sovran të hidrokarbureve, siç e bëri publike vetë kryeministri në konferencën për shtyp.

Siç mësohet pritet të krijohet një ent shtetëror, që do të marrë në dorë të gjithë menaxhimin e burimeve natyrore shqiptare. Një ent që do të jetë më i madh se një ministri, dhe që efektin më afatshkurtër do të ketë zvogëlimin e pushtetit të Belinda Ballukut, e cila nëse rri në atë post do të menaxhojë vetëm transportet.

Ende nuk dihet se cili model do të aplikohet, por fakt është që në paradhomën e Edi Ramës prej kohësh janë stacionuar këshilltarë nga emiratet që po hartojnë idenë e një superministrie që sipas gjasave do të kthehet në një përbindësh të madh pushteti.

Kreu i qeverisë tha në konferencën për shtyp, kur shpalli zbulimin e naftës në Shpirag, se do të merren të gjitha modelet, që nga ai norvegjez e deri tek ai i vendeve të Lindjes së Mesme, apo prodhuesve të tjerë të energjisë.

Bota ka disa modele të menaxhimit të burimeve natyrore, që nga ai i liberalizuar siç e kanë SHBA, Britania dhe vendet e zhvilluara kapitaliste, si modeli norvegjez, ku shteti ka një kuotë të madhe të kontrollit, por edhe ai arab, ku çdo gjë është në duart e një personi siç është mbreti, emiri apo sulltani.

Megjithatë, në të gjitha rastet, kur kemi të bëjmë me një sasi kaq të madhe rezervash sa thuhet, atëherë  situata është dramatike.

Një dokument konfidencial i holandezëve të SHELL ka parashikuar një prodhim vjetor prej 25-30 milionë fuçi nafte në vit. Nëse do të jetë ky prodhimi, me çmimin mesatar të viteve të fundit të naftës bruto afërsisht te 80 dollarë për fuqi, i bie që xhiroja vjetore të kapë shifrën e 1 miliardë e 600 milionë dollarëve. Sikur, edhe 350 apo 400 milionë të marrë Fondi Sovran në vit, i bie, që për 2 ose 3 vjet, që të ketë në duar për pak vite shuma që shkojnë sa 10 fishi i PPP-ve që ka menaxhuar qeveria e bablokut në 10 vjet. E kjo do të thotë se ky përbindësh që do formohet ka rrezikun që të jetë jo thjesht një shtet brenda shtetit, por një 'frankenshtajn' që krejt thjesht mund të komandojë jo vetëm shtetin, por edhe politikën, shoqërinë, kulturën, sportin etj.

Me një fjalë, Shqipëria të kthehet një sheik-shtet, ku ndoshta nuk do të ketë çallma, por sipas të gjitha gjasave, meqë arabët kanë marrë edhe portin e Durrësit, saraçenët me xhybet e tyre do t’i kemi banorët më të shumtë të Durrësit e bregdetit shqiptar.

Ka një mungesë të frikshme idesh apo vizioni nga politikanë të opozitës, apo përfaqësues të shoqërisë që duan të hyjnë në politikë. Shumë deputetë, po merren vetëm me propagandën afatshkurtër, sipas të cilës Edi Rama po gënjen se në Shpirag nuk ka naftë, e që po bën propagandë. Ndërkaq të tjerë thonë se ja fut kot Rama me fondin sovran, se kjo bëhet nëse do ta ketë në dorë shteti nxjerrjen e përpunimin e naftës, siç po thotë Adriatik Lapaj, etj etj.

Të gjithë këto duhet të kenë parasysh se SHELL është një gjigand ndërkombëtar, e përfaqëson kompaninë e dytë më të madhe të hidrokarbureve në botë. Ajo nuk mundet të thotë ka naftë, e më pas kjo të mos ndodhë. Le që ka 10 vjet që shpenzon shuma të mëdha dhe me një teknologji që është më e fundit. Nuk i leverdis një multinacionale të tillë që të prishë reputacionin e të merret me gjëra të vogla. Nafta, sipas të gjitha gjasave është zbuluar. Ndërkaq, politesën ndaj autoriteteve siç e bënë për Ramën e Ballukun, nuk duhet ta marrim si personale. Pasi atë do ta bënin edhe nëse në qeveri të ishte Sali Berisha, kur ata nisën shpimet, apo ndonjë tjetër.

Sheiku Edi Rama: Prognoza e frikshme e përbindëshit “Fondi

Ndërkaq, administrimi i petrodollarëve që sipas të gjitha gjasave do të jetë i madh, është përgjegjësia e Shqipërisë. E këtu opozita, nuk duhet të lejojë që fondi sovran të jetë një përbindësh i drejtuar nga qeveria. Opozita duhet të thyejë kokën në libra e dokumente, për të gjetur të gjithë mundësitë që mos të krijohet ai monstër miliardash, që do të jetë sa 10 apo 20 herë të gjithë oligarkët që ka sot Edi Rama me vete.

Mendoni Gazpromin dhe fuqinë e tij për të korruptuar gjithë median e politikën europiane nga Putini. Pjesëtojeni për 10, e mendojeni këtë në një realitet shumë të vogël siç është Shqipëri. Ndaj opozita duhet të kërkojë ngritjen e një modeli të ngjashëm me SPAK por edhe me shumë garanci për drejtimin e Fondit. Qoftë edhe duke zgjedhur Këshillin Drejtues të entit me 94 vota në Parlament, e me kritere të përcaktuara më parë. Ndryshe, nëse ai krijohet, atëherë anektodat për Zahon kryeministër nuk do të jenë më të tilla. Posti do të jetë i trashëgueshëm sheik pas sheiku./Pamfleti

edi rama nafta ne shpirag

Lini një Përgjigje