TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Gusht 2023, 21:14

PD e ndarë në Kukës/ Berisha njofton mbajtjen e primareve të dielën, heq nga lista kandidatin e Bashës

Shkruar nga Pamfleti

PD e ndarë në Kukës/ Berisha njofton mbajtjen e primareve të

Sali Berisha e ka vulosur se do të hyjë me kandidat më vete në zgjedhjet vendore të Kukësit, duke refuzuar bashkimin me PD-në e Bashës.

Të dielën do të mbahen primaret për të zgjedhur kandidatin, ndërkohë që në garë janë 6 emra. Bie në sy se është hequr nga lista kandidati i Bashës, Arif Rexhmati. Berisha e futi këtë në listën e primareve, por ai doli kandidat me Bashën dhe refuzoi foltoren.

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike! Ju njoftojmë se me datë 27.08.2023 do të zhvillohet procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës "Hasan Prishtina" Kukës, kati i dyte. Procesi i votimit fillon në orën 08:00 dhe perfundon me oren 18.00

Urojmë një garë të drejtë, të ndershme dhe të  barabartë. Fitoftë kandidati më i mirë, që gëzon mbështetjen më të madhe dhe  garanton fitoren në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023!”, thuhet në njoftimin e degës së PD-së në Kukës.

Kandidatët

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Lini një Përgjigje