TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Gusht 2023, 20:09

113 mln euro për riciklim mbetjesh, Rama tenton të justifikojë aferën e radhës dhe u hakërrehet mediave: Po keqinformoni!

Shkruar nga Pamfleti

113 mln euro për riciklim mbetjesh, Rama tenton të justifikojë

Kryeministri Edi Rama ka tentur të justifikojë aferën me riciklimin e plehrave. Një draft-dokument i “Politikave Prioritare” zbulon se qeveria po planifikon të shpenzojë edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier për t’u rikthyer te strategjia e riciklimit e braktisur në vitin 2014 me koncesionet korruptive për ndërtim inceneratorësh, shkruante BIRN pak ditë më parë.

Por kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit, i cili sot u është hakërryer mediave. Ai ka bërë një postim në rrjetin social “X”, ku tenton të justifikohet se paratë nuk dalin vetëm nga buxheti, por ka dhe financime alternative. Sot mbi këtë skandal reagoi dhe opozita dhe Rama është hedhur në sulm.

"Asaj shprehjes popullore, “hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot”, po i bashkangjis si adresë Fletoren Zyrtare, ku çdo shejtanbudalla nga ata që e kanë nxjerrë nga nuk e di ku, se qeveria paskej vendosur 100 e kusur milionë për të ricikluar mbetjet e Fierit dhe Elbasanit në Dokumentin e Politikave Prioritare, mund të gjejnë se çfarë ka vendosur në fakt në atë dokument qeveria në mbledhjen e miratimit të tij, e pastaj mund t’ia tregojnë publikut, ndërkohë që për sa na takon nuk kemi vendosur asgjë të tillë!

Me këtë rast sqaroj se shumat e përcaktuara në këtë lloj dokumenti orientues janë shuma që nuk lidhen vetëm me buxhetin, po edhe me financime të mundshme alternative, ndërkohë që guri  100 e kusur milionësh s’ka asnjë lidhje as me këtë dokument, as me ndonjë vendim tjetër tonin! 

Në mbyllje, mediave “investigative” që marrin pjesë në hedhje gurësh në mexhelis, u lutem të mos harrojnë t’u drejtohen edhe burimeve zyrtare, qoftë edhe për të larë gojën, sepse mund t’i kursejnë vetes figurën e keqe të të keqinformuarit që keqinformon, ndërkohë që misioni i tyre është ta informojnë publikun duke e mbrojtur nga keqinformimi", shkruan ai.

Lini një Përgjigje