
Kadastra e vendit është zhytur në kolaps pasi Edi Rama shpalli se shërbimet e saj do ofrohen vetëm online. Ndërkohë të tjera sisteme elektronike, si ai TIMS, janë vjedhur.
Megjithatë, kjo nuk e ndali sot kryeministrin Edi Rama të thotë se shërbimet elektronike tani do të bazohen te Inteligjenca Artificiale. Rama tha se portali qeveritar e-Albania do të jetë i bazuar te Inteligjenca Artificiale.
Më tej, kryeministri tha se për t’u shkurtuar edhe më shumë kohë qytetarëve, në e-Albania do të jetë e mundur komunikimi me qytetarët, ku pas ekranit të kompjuterit apo një smartphone-i do të jetë një operator digjital, që do t’u kthejë përgjigje qytetarëve për pyetjet më të zakonshme.
“Brenda maksimumi një viti, i gjithë shërbimi i e-Albania të jetë i bazuar të Inteligjenca artificiale dhe operatori të jetë vizual në kontakt me qytetarët. Do të jetë operator digjital jo fizik. Do jetë për fazën e aplikimit dhe për atë që janë pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet më të nevojshme për ata që hyjnë në e-Albania”, tha Rama.
Rama theksoi gjithashtu se teknologjia do të jetë pjesë e qeverisë e për këtë risolli në vëmendje se në çdo ministri do të ketë nuklat e inovacionit e ku do të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën për dixhitalizimin edhe më tej të shërbimeve.
Lini një Përgjigje