TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Gusht 2023, 19:10

Skandali me TIMS, vetëm Bajram Begaj nuk e vë “ujin në zjarr” për cenimin e sigurisë kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me TIMS, vetëm Bajram Begaj nuk e vë “ujin në
Foto nga mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Sot, mbas gati një muaji që çështja është bërë publike Presidenti nuk ka asnjë reagim dhe jo më të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ndërhyrja në sistemin TIMS është padyshim një ndër skandalet më të rënda në vend. Të dhënat e çdo individi që ka dalë jashtë vendit janë marrë dhe në e vend askush nuk e vë ujin në zjarr. AMP u mjaftua me një padi në prokurori, ndërkohë që edhe kryeministrit nuk i bën aspak përshtypje.

Por duket se nuk e ka vënë ‘ujin në zjarr’ as ai që kujdeset për sigurinë kombëtare. Bëhet fjalë për Presidentin e Republikës, i cili e mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare kur nuk ka asgjë qe e cenon sigurinë, ndërsa tani jo që nuk e mbledh, por as nuk ka folur fare.

Një konstatim të tillë ka bërë edhe ish-Zëvendës Komandant i Forcave Detare, Artur Meçollari. Në rrjetet sociale ai ka ironizuar presidentin, i cili duket se jeton jashtë realitetit.

Edhe Presidenti nuk është i shqetësuar për sistemin TIMS.

Ambasada e SHBA e shqetësuar por jo KM Rama. 

Aleatët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, të shqetësuar për vjedhjen të dhënave të sistemit TIMS.  Komuniteti për çështje të sigurisë i shqetësuar.

Në 13 janar 2023 Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat për mbrojtjen kibernetike.  Pra, për vjedhjen e informacionit me sulmet nga jashtë sistemit, jo për vjedhje të informacionit nga ata që e kanë detyrë ta mbrojnë.

Sot, mbas gati një muaji që çështja është bërë publike Presidenti nuk ka asnjë reagim dhe jo më të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, shkruan ai.

Vjedhja e sistemit TIMS u denoncua nga një drejtues anonim policie, i cili dërgoi një e mail për mediat. Sipas tij, të dhënat u morën nga drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Ervin Muça, që më pas u pezullua nga puna. Ai eksportoi të gjithë bazën e të dhënave të TIMS në një hard disk të jashtëm.

Ervin Muça, për të kryer këtë akt ka përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kishin shkuar gjatë orarit të pasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza” dhe kishin kryer eksportin e të dhënave.

Skandali u mbajt i fshehtë deri, kur Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e pranoi dhe bëri padi në prokurori. /Pamfleti

begaj tims

Lini një Përgjigje