TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Gusht 2023, 20:00

Rama-Basha e nisin shtatorin me furtunë/ Kryeministri shkarkon ministrat e rrezikuar nga SPAK, kreu i PD “likuidon” kritikët

Shkruar nga Pamfleti
Rama-Basha e nisin shtatorin me furtunë/ Kryeministri shkarkon ministrat e
Basha në Kuvendin e PD, Rama në Asamblenë e PS

Më 2 shtator Basha mbledh Kuvendin Kombëtar dhe pritet të spostojë kritikët. Pak ditë më pas Rama mbledh Asamblenë e PS ku do të njoftojë ndryshimet në qeveri...

Shtatori duket se do të nisë vrullshëm sa i takon zhvillimeve politike. Si opozita ashtu dhe mazhoranca do të përballen me reformime, të cilët pritet të shkaktojnë debate dhe qejfmbetje.

I pari që do të nisë organizmin është Lulzim Basha. Më 2 shtator, kreu i PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të partisë, Kuvend i cili do të sjellë padyshim debate dhe përplasje të reja në kampin blu. “Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj. Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e radhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës”, shprehej Basha pak ditë më parë.

Mësohet se në këtë Kuvend do të bëhen ndryshime statutore, ndryshime të cilat do i japin Bashës dorë të lirë të largojë kritikët. Emra si Tabaku, Bardhi, etj., i kanë dalë atij kundër dhe sinjalet janë se Basha do kërkojë ndryshime në nivele sekretarësh, nënkryetarësh dhe po ashtu do të zgjedhë kreun e grupit. Pra me shumë gjasë ata që i kanë dalë kundër, ai do i spostojë. Ndërkohë pritet të vihet në lëvizje Berisha, i cili do të dalë me grup parlamentar më vete dhe me shumë gjasë do të mbledhë pas vetes gjithë kritikët.

Pak ditë më pas, do të jetë kryeministri Edi Rama që do të sjellë shkarkime ministrash. Ai do të mbledhë Asamblenë e PS, ku do të njoftojë ndryshimet e reja dhe po ashtu formatin e ri të kabinetit, pasi pritet të ndryshojë dhe struktura.

Duhet të prisni edhe pak ditë, sepse asambleja do të mblidhet pas pak ditë”, tha Rama dje kur u pyet nga gazetarët për ndryshime në qeveri.

Sipas informacioneve, priten ndryshime thelbësore. Të parët që largohen janë emrat e ministrave që rrezikohen nga SPAK. Janë disa figura që janë me dosje në SPAK dhe kryeministri duket se do lajë duart dhe me ta. Po  ashtu janë disa ministra që kanë gati një mandat të plotë në detyrë dhe priten rifreskime. Sa i takon emërimeve të reja, duhet të pritet Asambleja, pasi as vetë ata që marrin detyrën nuk e dinë derisa të flasë Rama. Po ashtu aty do ketë ndryshime dhe në nivelet politike duke hapur dhe një proces riorganizmi të PS. /Pamfleti

basha rama shkarkime

Lini një Përgjigje