
Në një atmosferë të pazakontë për një ditëlindje, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka zgjedhur të kalojë këtë ditë të veçantë jo mes familjarëve, por në Parkun Olimpik, aty ku po vijon numërimi i votave të diasporës.
Pavarësisht intensitetit të procesit, kolegia e tij Elda Hoti ka sjellë një çast surprizues dhe simbolik; një tortë ditëlindjeje për Gjekmarkajn, duke i dhuruar atij një moment të veçantë mes tensionit elektoral.
Të pranishmit e shoqëruan çastin me duartrokitje dhe urime, ndërsa Gjekmarkaj, i njohur për ironinë dhe tonin e tij kritik në politikë, e pranoi këtë shenjë vlerësimi me buzëqeshje.
Lini një Përgjigje