
Diaspora, rindez garën brenda PS-së
Me mbylljen e numërimit të votave në rang kombëtar, kemi një panoramë të qartë të deputetëve që kanë siguruar deri më tani mandatin.
KQZ njoftoi se numërimi si për partitë ashtu edhe për kandidatët është mbyllur brenda vendit, teksa vijon numërimi i votës së Diasporës. Deri më tani janë numëruar 168824 zarfe nga 195007 në total, ose rreth 86 për qind.
Pra praktikisht, sa i takon ndarjes së mandateve në nivel partiak, është shumë e vështirë të ndryshojë. PS ka marrë 83 mandate, PD 50, PSD 3 mandate, Mundësia 2 dhe nga një mandat Shqipëria Bëhet me Lëvizjen Bashkë.
Mirëpo, vota e Diasporës mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve, të paktën në 5 qarqe. Numërimi i votës preferenciale nuk ka nisur ende dhe procesi do të nisë pasi të mbyllet numërimi për partitë.
Mirëpo, duket se kjo votë do të rindezë garën brenda PS, pasi te PD e hapur mbetet gara vetëm në Tiranë, por edhe aty duket e vështirë të kemi përmbysje, pasi Jorida Tabaku është 3 mijë vota para Ilir Alimehmetit.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për listën e PS, pasi kemi garë të hapur mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Rakipi ka siguruar mandat aktualisht dhe ka 9552 vota, ndërsa Qefalia ka 9423 vota. Pra, një diferencë afro 100 vota. Ndërsa më e ngushtë është gara mes Blerina Gjylametit (5751 vota) dhe Olta Xhaçkës (5732 vota). Për emrat e tjerë vështirë se ndryshon gjë, por për 4 më sipër vota e Diasporës do të jetë vendimtare.
Edhe në Durrës gara është e hapur në fund të listës. Etleva Budini ka siguruar 4047 vota, por ndiqet nga Dorina Laçi me 3164 vota.
Në Fier po ashtu loja mbetet e hapur. Dhimitër Kruti ka 3629 vota, por ndiqet nga Ramion Kurti me 3622 vota. Pra, kemi 7 vota diferencë.
Në Korçë mbetet e hapur gara mes Besa Spahos (6691 vota) dhe Enslemvera Zakes (6239 vota).
Qarku i fundit ku mund të kemi ndryshime nga vota e Diasporës është Vlora. Vasil Llajo ka siguruar mandat me 4894 vota, por ndiqet nga Klevis Kaso me 4623 vota./Pamfleti
Tiranë (PS 18 mandate, PD 13, PSD 1, Mundësia 2, Shqipëria Bëhet 1, Lëvizja Bashkë 1)
PS
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Kociu
8. Igli Hasani
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erjon Malaj
13. Blendi Gonxhja
14. Erion Braçe
15. Ervin Hoxha
16. Fatmir Xhafaj
17. Ornaldo Rakipi, 9552 vota- në garë me Xhemal Qefalinë, 9423 vota
18. Anila Denaj, 4970
19. Blerina Gjylameti, 5751 vota, ndiqet nga Olta Xhaçka 5732 vota.
PD
1. Sali Berisha
2. Edi Paloka
3. Albana Vokshi
4. Belind Këlliçi
5. Flamur Noka
6. Jozefina Topalli
7. Besart Xhaferri
8. Fatmir Mediu
9. Erisa Xhixho
10. Klevis Balliu
11. Mesila Doda
12. Tedi Blushi
13. Jorida Tabaku, 19025 vota ndjekur nga Ilir Alimehmeti me 16595 vota
Mundësia
1. Agron Shehaj
2. Erald Kapri
PSD
1. Albana Pëllumbi
Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi
Shqipëria Bëhet
1. Ana Dajko
Berat (PS 5 mandate, PD 2)
PS
1. Ervin Demo
2. Enriketa Jaho
3. Hysen Buzali
4. Fadil Nasufi
5. Hatixhe Konomi
PD
1. Eno Bozdo
2. Zija Ismaili
Durrës (PS 8 mandate, PD 6)
PS
1. Klodiana Spahiu
2. Milva Ekonomi
3. Loer Kume
4. Skënder Pashaj
5. Aurora Mara
6. Arkend Balla
7. Ani Dyrmishi
8. Etleva Budini 4047 vota, e ndjekur nga Dorina Laçi, 3164 vota.
PD
1. Oerd Bylykbashi
2. Gent Strazimiri
3. Manjola Luku
4. Artan Luku (PAA)
5. Igli Cara
6. Arian Ndoja
Dibër (PS 3 mandate, PD 2)
PS
1. Blendi Klosi
2. Alma Selami
3. Agron Malaj
PD
1. Xhelal Mziu
2. Denisa Vata
Elbasan (PS 10 mandate, PD 4)
PS
1. Arbjan Mazniku
2. Bora Muzhaqi
3. Adi Qose
4. Evis Kushi
5. Ermal Elezi
6. Sara Mila
7. Saimir Hasalla
8. Olsi Komici
9. Aulona Bylykbashi
10. Agron Gaxho
PD
1. Tomor Alizoti
2. Edmond Haxhinasto
3. Klodjana Çapja
4. Blendi Himçi
Fier (PS 12 mandate, PD 4)
PS
1. Belinda Balluku
2. Petrit Malaj
3. Kiduina Zaka
4. Erjon Mile
5. Ana Nako
6. Ceno Klosi
7. Klevis Jahaj
8. Asfloral Haxhiu
9. Antoneta Dhima
10. Elton Korreshi
11. Zegjine Çaushi
12. Dhimitër Kruti, 3629 vota ndjekur nga Ramion Kurti 3622 vota
PD
1. Gazment Bardhi
2. Luan Baçi
3. Saimir Korreshi
4. Brunilda Haxhiu
Gjirokastër (PS 3 mandate, PD 1) - Përfunduar
PS
1. Mirela Kumbaro
2. Tërmet Peçi
3. Piro Dhima
PD
1. Tritan Shehu
Korçë (PS 6 mandate, PD 4 )
PS
1. Niko Peleshi
2. Romina Kuko
3. Genti Lakollari
4. Ilirian Pendavinji
5. Bledi Çomo
6. Besa Spaho me 6691 vota, ndjekur nga Enslemvera Zake me 6239 vota
PD
1. Ivi Kaso
2. Ledina Alolli
3. Bledion Nallbati
4. Fidel Kreka
Kukës (PD 2 mandate, PS 1)
PS
1. Eduard Shalsi
PD
1. Flamur Hoxha
2. Shkëlqim Shehu
Lezhë (PS 3 mandate, PD 4)
PS
1. Ulsi Manja
2. Ermal Pacaj
3. Marjeta Neli
PD
1. Agron Gjekmarkaj
2. Elda Hoti
3. Gjin Gjoni
4. Kastriot Piroli
Shkodër (PD 5 mandate, PS 4, PSD 2)
PD
1. Luçiano Boçi
2. Greta Bardeli
3. Ramadan Lika
4. Kliti Hoti
5. Bardh Spahia
PS
1. Marjana Koçeku
2. Onid Bejleri
3. Xhenis Çela
4. Bujar Rexha
PSD
1. Tom Doshi
2. Sabina Jorgo
Vlorë (PS 9 mandate, PD 4)
PS
1. Blendi Çuçi
2. Zamira Sina
3. Erjona Ismaili
4. Pirro Vëngu
5. Damian Gjiknuri
6. Vullnet Sinaj
7. Ardit Bido
8. Vasil Llajo, 4894 vota, ndjekur nga Klevis Kaso me 4623 vota
9. Brunilda Mersini, 4892
PD
1. Bujar Leskaj
2. Vangjel Dule
3. Ina Zhupa
4. Atird Hoxha
Lini një Përgjigje