TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 16:41

PS ngushton rezultatin në Lezhë, rrezikon t’i marrë mandatin PD-së

Shkruar nga Pamfleti

PS ngushton rezultatin në Lezhë, rrezikon t’i marrë

Votat e ardhura nga diaspora, veçanërisht ato nga Greqia, po krijojnë një valë të re tensioni politik, ndërsa Partia Socialiste ka thelluar ndjeshëm avantazhin ndaj Partisë Demokratike. Sipas të dhënave të fundit, PS ka marrë mbi 47 mijë vota më shumë nga jashtë vendit, duke forcuar ndjeshëm pozitat në përballjen kombëtare.

Në qarkun e Lezhës, ku deri më tani PD mbante katër mandate dhe PS tre, rezultati është vënë në pikëpyetje pas numërimit të votave të Greqisë. Diferenca po ngushtohet ndjeshëm, çka ka shtyrë PD-në të kërkojë rinumërim dhe të kontestojë publikisht vlefshmërinë e votave nga diaspora.

Zyrtarë të PD kanë deklaruar se do të kërkojnë që votat e ardhura nga Greqia të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar, duke akuzuar për parregullsi dhe manipulime. Ndërkohë, numërimi i këtyre votave nisi vetëm të shtunën në mëngjes, pas një vendimi të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pasi kutitë kishin mbetur të bllokuara për ditë të tëra për shkak të pretendimeve të PD-së.

Në vend të tretë vijon të renditet koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndërsa partitë e tjera kanë marrë një pjesë simbolike të votës. Deri më tani janë numëruar 162,788 zarfe nga 195,007 gjithsej, dhe tensioni politik duket se do të rritet me afrimin e përfundimit të procesit.

PS ngushton rezultatin në Lezhë, rrezikon t’i marrë

Lini një Përgjigje