
Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi vijon prej 7 orësh mes debateve dhe akuzave.
Sot duhej të dëshmonte ish-ministri Ilir Beqaj, por kjo dëshmi është bllokuar. Beqaj kërkon që të prezantojë me Poëer Point dy koncesionet, gjë që PD nuk e pranon. PS nga ana e saj i ka dalë në krah ish-ministrit dhe duket se është një skemë e qartë që Beqaj të mos dëshmojë.
Seanca rinisi pak më parë dhe sërish ka debate mes Plarent Ndrecës dhe Albana Vokshit.
Ndreca ishte i përqendruar te ana proceduriale e procesit, teksa thoshte se PS ka parashtruar një kërkesë dhe Komisioni fillimisht duhet të shprehej mbi këtë kërkesë, e më pas të merrte dëshminë e Beqajt.
Nga ana tjetër Vokshi i akuzoi socialistët se kanë shkuar në Komision me skenar të parapërgatitur për të penguar Ilir Beqajn të dëshmonte.
Ajo tha se kishte 1000 pyetje të vetat për t’i bërë Beqajt, prandaj kërkoi nga socialistët që të mos bllokonin procesin, që sipas saj, bëhej për të penguar zbardhjen e korrupsionit.
Pjesë nga debati
Petrit Vasili: Komisioni Hetimor nuk është ëork shop. Gjatë pyetje dhe përgjigjeve shumë gjëra mund të hidhen dritë edhe në këndvështrimin që ka dëshmitari. Kjo këmbëngulje e kotë e pakuptimtë.
Albana Vokshi: Meqë siç e përmendi Vasili pjesa më e rëndësishme e komisionit është marrja në pyetje, propozoj të vijë dëshmitari të fillojë me pyetjet. Të na e vërë në dispozicion, ta kemi parasysh prezantimin e zotit Beqaj. Nëse keni dëshirë që ky komision të vijojë me pyetje, nuk shoh arsye të keni rezerva.
Plarent Ndreca: Nuk është propozim i ri, e bëre në Kryesi dhe nuk ramë dakord. Nuk vëmë në diskutim seancën pyetje përgjigje.
Albana Vokshi: Atë po ndaloni ju. Ky është skenari që ke përgatitur.
Plarent Ndreca: Unë skam planifikuar asgjë, skam lidhje me këtë gjë. S’kam asnjë skenar dhe as nuk ja kam idenë. Ajo që po të them është që pyetjet përgjigje nuk ti kemi vënë në diskutim.
Albana Vokshi: Ligji e thotë deklaratë jo prezantim. Ta bëjë te burgu, gjykata ose në Surrel. Këtu jo.
Plarent Ndreca: Pse ndërpret, pse ke frikë. E di që je gabim, je duke thyer ligjin, Ju e keni një plan, ju e doni brenda kornizave që keni ju. Ligji thotë deklaratë e kontekstualizuar. Këtë ligjin e shpikni ju. Është abuzim se doni të shkoni drejt një axhendë që e keni paracaktuar.
Albana Vokshi: Kishe përgatitur ti me avokatin, që jo rastësisht është edhe i joti edhe i Beqajt, kishit përgatitur këtë skenar. Do ta lini shtetasin Ilir Beqaj që të vijë dhe tu përgjigjet pyetjeve.
Edmond Spaho: Qëndrimi juaj është i qartë dhe tani e kuptojë pse s’doni që të vijë as Vilma Nushi dhe as Rama që të dëshmojë. Për Check Up ka parregullësi të mëdha, vazhdonte merrte pagesën për analiza të pa kryera, ka marr 8 milionë euro të qytetarëve shqiptar, i ka marr Vilma Nushi dhe ju s’doni që ne të pyesim Vilma Nushin dhe Edi Ramën. Me një shkresë ministrie e keni zgjatur edhe një vit e gjysmë Check Up dhe tani po kërkoni që ta rinovoni edhe për 10 vite të tjera. Doja ta pyesja Beqajn si ka mundësi që aksionerët i kanë dhënë 40 për qind të aksioneve. Ato aksionet nuk i ka vetëm ai, ai ka pjesën e miut sepse pjesën e luanit e ka dikush tjetër. Po ku qenkan këta investitor që të japin 40 për qind. Ju nuk keni dashur që ky komision të funksionojë që nga fillimi.
Lini një Përgjigje