TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2024, 14:57

“Po e keqpërdorni atë të shkretin”/ Beqaj shpërthen ndaj Vokshit: Ke 7 muaj që më akuzon si hajdut! Mos i përdorni ato epitete 

Shkruar nga Pamfleti

“Po e keqpërdorni atë të shkretin”/ Beqaj

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëdndetësinë, vijon prej disa orësh me debate.

Ish-ministri Ilir Beqaj, ende nuk ka dhënë një dëshmi dhe nuk ka nisur marrja në pyetje në komisionin hetimor të “Sterilizimit”.

Beqaj kërkon një vendim në lidhje me kërkesën e tij për të bërë deklaratën me poëerpoint.
Ndërkohë kryetarja Albana Vokshi vijon të këmbëngulë që një gjë e tillë nuk i lejohet pas një vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Beqaj: Më keni akuzuar për hajdut, keni disa muaj.

Vokshi: SPAK-u

Beqaj: Ju, ju.

Vokshi: Unë kam 10 vite.

Beqaj: Më jepni vendimin që ta vazhdoj, e merrni ju, nuk e marr unë, një deklaratë që unë dua ta ilustroj.

Vokshi: Do bëni deklaratën, a ka mundësi.

Beqaj: Me zë dhe figurë.

Vokshi: Do vijoj me pyetjet, më vjen keq tani. Po e keqpërdorni atë të shkretin.

Beqaj: A ka mundësi atë të shkretin mos e përdorni? Boll e keni bërë 8 muaj. Ato epitete mos i përdorni.  Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë, ta kam thënë në Parlament.

Lini një Përgjigje