Beqaj duket se nuk i zë besë Kuvendit.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili doli për pak orë nga qelitë e burgut për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, duket se nuk i zë besë Kuvendit.
Pasi i hoqën prangat nga duart, Ilir Beqaj u fut në sallën ku zhvillohet mbledhja i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa në duar mbante një çantë me dosje dhe jo vetëm.
Sapo mbërriti në vendin e caktuar në tavolinë, një gjest i ish-ministrit të Shëndetësisë tërhoqi vëmendjen.
Ilir Beqja nxori dy shishe ujë nga çanta e tij, për vete dhe avokatin dhe largoi shishet e vendosura në tavolinë nga punonjësit e Kuvendit.
Veprimi i Beqajt ka ngritur dyshime të forta se mund të ketë frikë se i rrezikohet jeta, mirëpo nuk dihet nëse është një mesazh që Beqaj ka tentuar ta japë në këtë mënyrë, apo një kujdes i tejshtuar për vetën e vet.
Një gjë është e sigurt që ish-ministri i kapur gafil për abuzim miliona eurosh i ka bërë sytë katër dhe ka frikë se mund t'i përgatitet një surprizë e pakëndshme.

Lini një Përgjigje