
Ndërkohë që ka kërkuar që mbrojtjen e tij ta bëjë me video-projektor, ç’ka shkaktoi debate në Komisionin Hetimor.
Dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it ka nisur me debate.
Beqaj para Albana Vokshit është shprehur se “ishte i papunë”.
Ndërkohë që ka kërkuar që mbrojtjen e tij ta bëjë me video-projektor, ç’ka shkaktoi debate në Komisionin Hetimor.
Dëshmia:
Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?
Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968
Vokshi: Profesioni?
Beqaj: I papunë
Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?
Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, ligji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë
Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar
Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga prkuroruia e posaçme
Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.
Vokshi: Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.
Beqaj: Dëshmia ime dua të jetë i ilustruar me zë dhe figurë.
Vokshi: Për power pointet le t’i bëjë në gjykatë, jo këtu. Nuk është mbi ligjin Ilir Beqja dhe më i mirë se të tjerët.
Lini një Përgjigje