TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2024, 13:25

“Të lutem mos më ndërhy”, deputetja e PS-së shpërthen ndaj Xhelal Mziut: E kam me ty personalisht

Shkruar nga Pamfleti

“Të lutem mos më ndërhy”, deputetja e PS-së

Ngritja e toneve ka bërë që mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi të ndërpritet sërish.

Teksa Albana Vokshi i ka dhënë fjalën deputetes së PS-së Klodiana Spahiu, ka ndërhyrë deputeti i PD-së Xhelal Mziu.

Spahiu ka ngritur zërin dhe ka përplasur duart në tavolinë duke i kërkuar të mos ndërhyjë. Kjo gjë ka sjellë tensionimin e situatës dhe Vokshi ka ndërprerë mbledhjen për një pushim të shkurtër.

“Të lutem mos më ndërhy, po të lutem mos më ndërhy. Të lutem o zotëri a ka mundësi të mos ndërhysh. E kam me ty personalisht. A ka mundësi të mos ndërhysh. Kryetare është e disata herë që edhe ofendon dhe ndërhyn”, iu drejtua Spahiu-Mziut.

 

xhelal mziu deputetja e ps

Lini një Përgjigje