TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2024, 16:04

PS tenton të kthejë në shou komisionin hetimor, dëshmia e Ilir Beqajt peng prej 5 orësh; debate të forta mes deputetëve

Shkruar nga Pamfleti

PS tenton të kthejë në shou komisionin hetimor, dëshmia e

PS dhe Beqaj me skenar të mirëmenduar, prej 5 orësh bllokohet dëshmia e ish-ministrit...

Partia Socialiste ka bllokuar dëshminë e Ilir Beqajt në komisionin hetimor për aferat në shëndetësi. Sot pritej me interes dëshmia e tij, pasi u mor nga qelia dhe u dërgua në Kuvend, për të dhënë sqarime për sterilizimin dhe Check Up-in. Por Beqaj dhe socialistët kishin shkuar me plan të mirëorganizuar, duke bërë që të ketë debate, akuza dhe ofendime, por vetëm dëshmi jo.

Që në nisje të seancës, Beqaj kërkoi që të bëjë një prezantim në komision me video dhe foto, për të treguar rëndësinë e koncesioneve në shëndetësi.

Nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të informuar publikun. Edhe unë dua të bëj një prezantim me zë figurë numra atë çka kemi përgatitur”, tha Beqaj.

Kërkesa e tij u refuzua nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. Ajo u shpreh se nuk mund të kthehet komisioni në konferencë shtypi ku Beqaj të bëjë propagandë me arritjet e tij si ministër.

Nuk vendosni ju. S’ka vendim për ju. Zoti Beqaj do e bëni atë deklaratën, do e lexoni, nuk vihet me Power Point këtu. Nuk ka Power Point këtu. Nuk jemi konferencë këtu. Është komision hetimor”, tha Vokshi.

Këtu nis më pas debati. Secili nga deputetët, qoftë majtas dhe qoftë djathtas morën fjalën. Të majtët kërkojnë që Beqaj të bëjë show dhe të dalë me shkop në dorë të tregojë se ai nuk ka vjedhur, por milionat që kanë shkuar për koncesionet janë përdorur në të mirë të publikut.

Demokratët nga ana e tyre nuk pranojnë. Kjo ka bërë që mbledhja të ndërpritet disa herë. Më pas, PS doli me propozimin që të hidhet në votim kërkesa e Beqajt, duke qenë se socialistët kanë shumicën në komision. Vokshi nuk e pranoi një gjë të tillë, teksa Plarend Ndrec kërcënoi se nuk do të ketë dëshmi të Beqajt nëse nuk hidhet në votim kërkesa. Mbledhja u ndërpre dhe nuk dihet se kur do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë.

Debatet në Komision

Beqaj: Në bazë të ligjit në statusin juridik ligji përcakton kur ju merrni lejen për dëshminë gjykata ju jep dhe një kornizë. Dua të di nëse ka ndonjë kornizë nga gjykata.

Vokshi: GJK Ka përcaktuar që hetim parlamentar nuk ka ndonjë mbi vendosje për hetimin ndaj një dëshmitari. Sikurse kemi vepruar me dëshmitarët e tjerë duke ju siguaruar për të gjithë hapat me konsensusin e deputetëve të këtij komisioni, ju ftoj të vazhdojmë me deklaratën.

Ndreca: Nuk kemi kufizim të ardhur nga SPAK, nuk është shoqëruar me ndonjë kufizim të caktuar për këtë çështje.

Beqaj: Nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të të informuar publikun. Edhe unë dua të në një prezantim me zë figurë numra atë çka kemi përgatitur.

Vokshi: Ju lexova të drejtat që jep ligji. Kodi i procedurës penale sikurse me çdo dëshmitar tjetër ka patur, brenda të drejtave që ligji përcakton, pa humbur kohë do doja të kalojmë te deklaratë e kontekstualizuar paraprake dhe sa më konçize. Është një dëshmi që e kemi kërkuar dhe pyetjet janë të shumta.

Vokshi: Këtu poëer point nuk lejohet e ka kërkuar dhe ish zv.kryeministri. Nuk është e drejtë ligjore, nuk është lejuar. Sikurse është vepruar në komisionet e tjera hetimore do veprohet.

Ndreca: A më lejoni të flas.

Vokshi: Ju nuk njihni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndreca: Je gjithë kohës duke ndërhyrë dhe duke bërë batuta pa thelb.

Kërkesa e zotit Beqaj është e avokatit të tij. Je shumë larg të kuptuarit të avokatisë. Qëllimi juaj nuk është të merresh me thelbin por me individët. Nuk i imponoheni shumicës në këtë komision. Dëshmitari ka të drejtë ta bëjë kërkesën siç do ai. Heqja e së drejtës për të folur është shkelje e ligjit. Kush je ti? Ne vendosim.

Vokshi: Nuk vendosni ju. Ska vendim ju. Zoti Beqaj do e bëni atë deklaratën, do e lexoni, nuk vihet me poëer point këtu. Nuk ka poëer point këtu. Nuk jemi konferencë këtu. Është komision hetimor.

Spaho: Këtu është për t’iu përgjigjur pyetjeve.

****

Vokshi: Edi Rama e ka hedhur dhe nuk po e lë as këtu të bëjë deklaratën. Dhe ju po e dëmtoni. Nuk i vlen.

Spahiu: Nuk përdorni dot Edi Ramën. Edi Ramës i keni bëtë vetëm reklamë. Sot në mëngjes me atë që bëtë 2 orë i bëtë reklamë Edi Ramës. Edi Rama është në Kombet e Bashkuara dhe nënshkruan deklarata bashkëpunimi. Të hedhim në votim kërkesën që ka bërë dëshmitari për të prezantuar me fjalë dhe video punën e bërë në të dy koncesionet.

Historia nuk mbaron as me Ilir Beqajn as me Albanën. Historia rrotullohet. Do e hedhësh propozimin me votë?

Vokshi: Jo moj jo.

***

Ndreca: Keni 6 muaj që e keni shtyrë. Ju po e ndërprisni fjalën keni 6 muaj dhe nuk po i lini fjalën. Kam thënë nga dita e parë, proces kushtetues. Mos ti lësh të drejtën për të folur zotërisë në fjalë. Jo i themi do dëshmosh sipas kufizimeve që ne caktojmë, fyerje e rëndë e së drejtës kushtetuese e çdo individi në republikën e Shqipërisë.

Vokshi: Ta dëgjojmë pra, ti nuk po e lë. Doni zoti Beqaj ta bëni deklaratën sipas kodit të procedurës dhe na lini në dispozicion çdo foto. Prezantim propagandistikë bëjeni në gjykatë. Doni të bëni deklaratën paraprake? Po e merrni në qafë dhe ai s’po e kupton. Do bëni deklaratën apo të vazhdojmë me pyetjen?

Spaho: Debat i panevojshëm. Ligji e ka përcaktua qartë si do veprojmë. Ne nuk akuzojmë, dëshmitari nuk ka pse mbrohet. Për pikëpyetjet që kemi ne, dëshmitari duhet të na jap përgjigje.

***

Beqaj: 7-8 muaj më keni akuzuar për hajdut.

Vokshi: Kam 10 vjet jo 7 muaj. SPAK ka 7 muaj.

Beqaj: Sot filloni të merreni jam pak i mençur, gjys i mençur, jam për tu përgjigjur. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta ilustroj me mjete. Ju nuk e dini çfarë kam bërë. Nuk e dini pa e parë.

Për të patur mundësinë për deklaratën e kontekstualizuar. Fillojnë më herët këto ngjarje që në 2009. Kur një ministër e bleu centralin dhe e la në qese. Në bazë të nenit 2 pika 7, thotë vendim i ndërmjetëm është vendim i marrë në çdo fazë të hetimit, të pyetjes së dëshmitarëve.

Vokshi: E ka rrëzuar gjykata Kushtetuese. A  do flasësh për të drejtat e tua apo të drejtat e komisionit.

Beqaj: Bëmë një kërkesë. Ka një nen më poshtë që tregon si merret ky vendim. Më jepni një vendim për kërkesën, vendimin e merrni ju. Këtë që lexova. Një deklaratë që dua ta ilustroj me foto dhe video.

Vokshi: Do bëni deklaratën? Nëse nuk e bëni do filloj me pyetjet. Zoti Beqaj do e bëni deklaratën?

Beqaj: Do ta bëjmë deklaratën siç do më mundësoni. Fillimisht kam bërë një kërkesë.

Vokshi: Nuk e lejon ligji. Po humbni kohë kot.

Beqaj: E kam lexuar ligji dhe nuk i jep të drejtë kryetarit të marrë një vendim të ndërmjetëm.

Vokshi: Ja ka lënë Gjykata Kushtetuese këtë vendim të ndërmjetëm pakicës.

***

Vokshi: Të shohim si do të lëshojë dhe ty si këtë.

Ndreca: Nuk intimidohem unë. Boleshvimzat i kemi parë para 30 vjetëve, vetëm ekspozono veten se jeni bolshevikë.

Vokshi: Ka mundësi të përfundosh

Ndreca: Komision pa respektuar të drejtat elementare të qytetarëve të Shqipërisë. Ti ske të drejtë morale të flasësh për askënd. Boll me këto bolshevizma se e ke bërë baltë. Nuk ke argument dhe përdor intimidime për ti heq të drejtën anëtarëve të Kuvendit se e kemi fituar në 90.

Shko bashkoju kryetarit atje tek padia. Ballë më keni. Me të drejtën time nuk më intimidoni dot. Ti je një bolshevike dhe nuk më intimidon. Ke 6 muaj që përmend dhe intimidon emra.

Vokshi: Ke marrë në qafë njerëz.

Ndreca: I kam të regjistruara dhe do japësh llogari për këto.

Vokshi: Kë kërcënon ti mo?

Ndreca: E the ti.

Vokshi: I ati Edi Ramës ka firmosur për varjen e një poeti, kaq thashë.

Ndreca: Nuk ma hiqni dot të drejtën e fjalës me këto intimidime.

Vokshi: Ti nuk duhet të ishe fare këtu mo, je në akuzë për vjedhje. Po skemi ç’ti bëjmë atij kryeministri,

Ndreca: Po je e zonja hajde shihemi në gjykatë.

Vokshi: Po merr kohën e zotit Beqaj me u justifikuar për akuzat e veta.

Ndreca: Mos u merr me akuzat e mia, jam 20 vjet në profesion.  Zonja bolshevike atë aty e kam kolegë para se të jetë avokat. Ti je bolshevike. Zonja bolshevike mos u merr me njërëzit se po bën punën e tij, por ti njeh vetëm Sali Berishën.

Vokshi: Ke dalë jashtë kontrollit.

Ndreca: Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit.

Vokshi: Qetësohu Plarent Ndreca! Merre avokatin të të mbroj. Nuk qenke mirë. Të të këshilloj. Po i merr minutat klientit tjetër.

Ndreca: Merru me familjen tënde mos u merr me mua. Kam profesionalizmin tim dhe i dal vetë ballë.

Vokshi: Dole jashtë kontrollit.

Ndreca: Po bllokon komisionin dhe po e kthen në pikën zero. Nuk lëvizim këtu pa marrë vendimin.

 

Lini një Përgjigje