TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2024, 15:24

“Buxheti 2025”, Bardhi akuza qeverisë: Qytetarët vuajnë nga mungesa e ilaçeve, paratë shkojnë për tenderë korruptivë

Shkruar nga Pamfleti

“Buxheti 2025”, Bardhi akuza qeverisë: Qytetarët

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar për diskutimet mbi buxhetin për vitin 2025, duke e cilësuar si buxhet që shkon për projekte korrupsioni.

Bardhi shkruan se qeveria vazhdon dhe paguan para nga Buxheti për kontratat korruptive të shëndetësisë, ndërsa qytetarët përballen me mungesën e ilaçeve në spitale.

Ai shprehet se Shqipëria ka humbur 12 vite me premtime boshe.

“Shqiptarët vijojnë të:

– Paguajnë para nga Buxheti për inceneratorët, por ato kanë “ikur në drejtim të paditur”, incenerator që ose nuk punojnë ose nuk ekzistojnë.

– Paguajnë para nga Buxheti për kontratat korruptive të shëndetësisë, por qytetarët nuk kanë ilaçe e shërbim në spitale.

– Paguajnë para nga Buxheti për dyfishin e kostos për investime në rrugë që nuk përfundojnë kurrë, ndërkohë nuk kemi fonde për të mbështetur sektorin e bujqësisë apo për të kryer investime që ndihmojnë bujqësinë.

Korrupsioni në qeverisjen qendrore dhe vendore është arsyeja e vetme pse qytetarët nuk marrin shërbime, pse nuk ka rritje të pensioneve apo fonde për të mbështetur familjet në nevojë, pse nuk ka mbështetje reale për fermerët dhe bujqësinë. 12 vjet të humbura me premtime boshe janë shumë kohë e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Bardhi.

 

Lini një Përgjigje