Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas vendimin të maxhorancës socialiste për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, e cila parashikon ndëshkime nga 30 deri ne 60 ditë për deputetët që bllokojnë punimet e seancave plenare.
Sipas Metës ndryshimi i njëanshëm i Rregullores së Kuvendit, i bërë në mënyrë arbitrare, synon asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmin.
“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.
Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.
Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë” – u shpreh Meta.
Mazhoranca ka miratuar me 74 vota pro të gjithë rendin e ditës që ishte parashikuar. Ditën e sotme ishin parashikuar në rendin e ditës disa çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e Kuvendit siç ishte ndryshimi i rregullores së kuvendit.
74 deputetët e mazhorancës arritën të votonin e të miratonin këtë ndryshim ku parashikohet që deputetët të cilët thyejnë rregullat në sallën e Kuvendit përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë.
“Tensione përplasje kaos jashtë dyerve të kuvendit ka pasur gjatë ditës së sotme. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta, pa diskutime. Kryetarja e kuvendit kaloi në votim rendin e ditës.
Lini një Përgjigje