TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 11:23

Kaosi në Kuvend, Bledi Çuçi: Të gjithë deputetët që ndezin zjarr do të përjashtohen

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Bledi Çuçi: Të gjithë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se deputetët që krijojnë kaos në Parlament do të përjashtohen me 60 ditë.

Nëse 23 deputetë të opozitës do të ndezin zjarr në Parlament, do të përjashtohen 60 ditë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ata nuk erdhën”, theksoi midis të tjerash.

Seanca e sotme ka zgjatur vetëm 10 minuta, ku nën kaosin e flakadanëve të opozitës, mazhoranca ka miratuar e vetme projektligjet e parashikuara në rend dite.

Kryeparlamentarja Nikolla e nisi seancën në orën 10:20 dhe u mbyll në orën 10:30, duke zbatuar të njëjtin skenar si herët e kaluara.

Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan me kaosin sikurse në seancat e mëparshme, duke hedhur flakadanë në sallë dhe shkaktuar kaos.

Një pjesë e deputetëve të opozitës qëndruan jashtë pasi nuk u lejuan nga Garda për shkak se janë të përjashtuar.

Një nga ligjet e miratuara në seancën e sotme është dhe ndryshimi i rregullores së parlamentit, që zgjat deri në 60 ditë përjashtimin e deputetëve që thyejnë kodin etik në Parlament.

kaosi në kuvend bledi çuçi përjashtimi deputetëve

Lini një Përgjigje