TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 10:53

Nuk u lejua të futej në Kuvend, revoltohet Berisha: PS votoi ligjin që e lë vendin pa opozitë!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk u lejua të futej në Kuvend, revoltohet Berisha: PS votoi ligjin

Ish kryeministri Sali Berisha duke folur për mediat jashtë sallës së parlamentit, deklaroi se mazhoranca sapo miratoi nenin që e bën vendin pa opozitë.

Berisha theksoi se gjer në përmbysjen e këtij regjimi nuk do të ndërpritet rezistenca e opozitës.

Më tej Berisha është shprehur se deputetët e mazhorancës, hynë si hajdutë në parlament.

"E dinë të gjithë që për Edi Ramën nuk ka asnjë institucion tjetër veçse pushteti. Në Bruksel i thanë bëj klonin, se ato që i kërkojnë ky nuk i zbaton. Siç e shihni opozita realizoji me sukses edhe sot misionin.

Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të mandatit të deputetit, që e bën vendin pa opozitë. Deri në përmbysjen e të këtij regjimi nuk tërhiqemi nga beteja jonë. E patë nga u futën, hyn si hajdutë në parlament", tha Berisha.

 

kuvend berisha narkomazhoranca

Lini një Përgjigje