TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 10:02

Dashnor Sula shpërthen ndaj Gardës: Fytyra të urryera, do bëjmë kallëzim në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Dashnor Sula shpërthen ndaj Gardës: Fytyra të urryera, do
Dashnor Sula para Kuvendit

Sula i bëri thirrje deputetëve të PD që të bëjnë kallëzim në SPAK për shefin e Gardës dhe punonjësit, që sipas tij nuk po i lejojnë të përmbushin detyrat në parlament.

Deputeti i PD, Dash Sula ka hedhur akuza ndaj Gardës, ku tha se nuk lejoi deputetët e opozitës që s’janë të përjashtuar të futen në sallën e Kuvendit.

Sula i bëri thirrje deputetëve të PD që të bëjnë kallëzim në SPAK për shefin e Gardës dhe punonjësit, që sipas tij nuk po i lejojnë të përmbushin detyrat në parlament.

"Nuk na lejohet që të futemi në parlament për të përmbushur detyrat. Unë i bëj thirrje kolegëve të PD, nga i pari te i fundit që nuk janë të përjashtuar, që sot të përpilojnë një akt denoncimi në SPAK ndaj shefit të gardës dhe gardistëve që pengojnë përmbushjen e detyrës në parlament të përfaqësuesve të popullit. Shkelin ligjin, dhunojnë të drejtat e deputetit. Filmojini këto fytyra, të urryera, ti shikojnë pas 15 vitesh ku do jenë. Nuk do rrijë Shqipëria këtu, u përmbys diktatura dhe ikën si mi sigurimasat. Edhe ju ashtu do përfundoni, këta janë pjellat e gjyshërve dhe prindërve sigurimsa", tha Dash Sula.

 

kuvend dashnor sula

Lini një Përgjigje