
Deputetët e Berishës janë përplasur me punonjësit e gardës para ambienteve të Kuvendit dhe kanë tentuar që të futen me forcë brenda.
Në nisje të seancës parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para gazetarëve, duke thënë se nuk është koha e fjalëve, por e pamjeve.
Ish kryeministri tha për gazetarët se ndalimi i deputetëve të futen në Kuvend është bërë me urdhër të Ramës. Sipas Berishës, Parlamenti është nën kontroll policesk nga garda e kuqe.
“Ky është tmerri nga opozita i Edi Ramës, i cili si rrugëzgjidhje ka gjetur të mos futet asnjë deputet i opozitës në parlament. Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë.
Janë disa deputetë të përjashtuar që nuk u takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Por sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament.
Vërini kamerat aty dhe shihni se ku janë grevëthyesit. Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, kjo është narkodiktatura në Shqipëri. E patë Edi Ramën, i cili shkoi si palaço dhe kthehet si kloun.
Bëri klounin në prani të drejtuesve të BE dhe udhëheqësve të BE dhe rajonit. Ai zgjodhi të bëjë klounin, rolin që i shkon më shumë se çdo rol tjetër. I depersonalizuar në mënyrë ekstreme, atij i mbetet të bëjë klounadën siç është.
Parlamenti ja ku është dhe në Bruksel, siç e patë ju, ai u përpoq të mbulojë vendimin negativ për Shqipërinë, me një klounadë të turpshme për një drejtues. Ju po të doni rrini këtu, po të doni rrini atje. Çdo gjë do te shikoni vetë, nuk është koha e fjalëve, por e pamjeve”, tha Berisha.
Ndërkohë, deputetët e opozitës të cilë janë përjashtuar nga seanca kanë shkuar në hyrje të sallës së Kuvendit, ndërsa Garda nuk i ka lejuar që të futen.
Lini një Përgjigje